LAJMI I FUNDIT:
Peja 4° fog

Raport i rëndësishëm për bizneset, Instituti për Shkencë dhe Arte në Universitetin “Haxhi Zeka” identifikon sfidat dhe nevojat e bizneseve në rajonin e Dukagjinit

Raport i rëndësishëm për bizneset, Instituti për Shkencë dhe Arte në Universitetin “Haxhi Zeka” identifikon sfidat dhe nevojat e bizneseve në rajonin e Dukagjinit

Instituti për Shkencë dhe Art në Universitetin “Haxhi Zeka” ka publikuar raportin mbi identifikimin e nevoja për industrinë e ndërmarrjeve prodhuese, shërbyese dhe tregtare në Rajonin e Dukagjinit.

Në njoftimin për media thuhet një studim i thelluar, bazuar në analizën e rreth 300 bizneseve, ka nxjerrë në pah sfidat dhe nevojat urgjente që kërkojnë vëmendje të theksuar nga institucionet dhe sektori privat.

“Raporti shërben si një udhërrëfyes strategjik për autoritetet qendrore dhe lokale, duke i ndihmuar ato të hartojnë dhe zbatojnë politika më efikase për mbështetjen e biznesit. Po ashtu, studimi ofron informacion jetik për organizatat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe sektorial në Kosovë, duke i orientuar ato drejt ndihmës më të synuar dhe efektive për sektorët me nevojë më të madhe”, thuhet në njoftim.


Përtej impaktit institucional, tutje thuhet se raport ka një rëndësi të jashtëzakonshme për komunitetin akademik, duke pasuruar literaturën ekzistuese dhe duke krijuar një bazë solide për studime të ardhshme mbi zhvillimin e bizneseve dhe politikat ekonomike.

Të dhënat e përfshira në këtë raport janë thelbësore edhe për bankat, institucionet financiare dhe investitorët e huaj dhe vendorë, duke u ofruar atyre një panoramë të qartë mbi sfidat financiare, mundësitë e investimeve dhe nevojat reale të bizneseve në këtë rajon.

Ky raport do t’u shpërndahet komunave të Rajonit të Dukagjinit dhe institucioneve kyçe në vend, duke krijuar një bazë të fortë për ndërhyrje strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Pas këtij hulumtimi, ISHA/UHZ ka paralajmëruar edhe studime të tjera të thelluara mbi sektorë të ndryshëm të ekonomisë, të cilat do të publikohen së shpejti.

Raportin e plotë me të gjeturat mund ta lexoni KËTU: /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin

Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin

Magazina
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq –  Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Lajme
James Blunt rikthen kujtimet e luftës së Kosovës në koncertin e tij në Glasgow

James Blunt rikthen kujtimet e luftës së Kosovës në koncertin e tij në Glasgow

Magazina
Kalo në kategori