LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 1° clearsky_night

YTHP konsideron se rasti i sulmit dhe kanosjes nga rivali politik dëmton vlerat e komunitetit turk

YTHP konsideron se rasti i sulmit dhe kanosjes nga rivali politik dëmton vlerat e komunitetit turk

Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) ka shprehur qëndrimin se rasti i sulmit dhe kanosjes ndaj anëtarëve të saj nga rivali politik është tronditës dhe se ka dëmtuar vlerat e komunitetit turk të Kosovës.

Kjo parti ka uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) është thellësisht e tronditur nga sulmi ndaj anëtares sonë të Kryesisë Qendrore dhe kandidates për deputete, znj. Arda Maloku. Fakti që një incident i tillë ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve, si pasojë e sjelljes së një përfaqësuesi politik, ka dëmtuar vlerat e komunitetit turk, ka ndikuar thellë te opinioni publik dhe fatkeqësisht ka hedhur hije mbi procesin zgjedhor. Shpresa jonë është që ngjarje të tilla të mos përsëriten më dhe që procesi ligjor në vijim të mos ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e YTHP-së, raporton Telegrafi.


Në të njëjtën kohë duke u bazuar në deklaratat e organeve të hetuesisë, YTHP ka theksuar se ka pasur prova të mjaftueshme dhe dëshmi për ndalimin 48 orësh të kryetarit të KDTP-së, Fikrim Damka.

“Në deklaratën e bërë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, është bërë e ditur se pas vlerësimit të ankesës lidhur me këtë rast nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, si dhe pas sigurimit të provave të mjaftueshme nga vendi i ngjarjes dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë, kryetari i përgjithshëm i KDTP-së, Fikrim Damka, është ndaluar dhe është iniciuar procesi ligjor ndaj tij”, thuhet në komunikatën e YTHP-së, me ç’rast është shpërndarë edhe deklarata e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu lidhur me këtë rast.

Kryeprokurori i Prizrenit flet për rastin e ministrit Damka dhe ndalimin 48 orësh
Lexo po ashtu Kryeprokurori i Prizrenit flet për rastin e ministrit Damka dhe ndalimin 48 orësh

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu të hënën ka bërë të ditur se tre persona dyshohen për rastin e sulmit dhe kanosjes ndaj anëtarëve të YTHP-së në Prizren, ndërkohë që për dy prej tyre është nxjerrë vendimi për ndalimin 48 orësh.

Në këtë rast të ndaluarit janë Fikrim Damka, kryetar i KDTP-së dhe ministër i MZhR-së dhe nipi i tij, F.D. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori