LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 4° partlycloudy_day

Arrestimi i Damkës nxit reagime brenda komuniteti turk, bashkëpartiakët me mesazhe përkrahëse për të

Arrestimi i Damkës nxit reagime brenda komuniteti turk, bashkëpartiakët me mesazhe përkrahëse për të

Bashkëpartiakët e ministrit të MZhR-së dhe kryetarit të KDTP-së, Fikrim Damka kanë publikuar mesazhe përkrahëse në adresë të tij, pas lajmit për arrestimin e lidhur me dyshimin për sulm dhe kanosje në Prizren.

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç ka shprehur qëndrimin se e vërteta do të dalë në shesh.

“Jemi me ty, kryetar, kundër padrejtësisë dhe shpifjeve. Edhe këto ditë do të kalojnë, e vërteta do të dalë në shesh”, ka shkruar Krasniç.


Kryetari i degës së KDTP-së në Prizren, Erim Berișa ka shprehur qëndrimin se kryetari i kësaj partie, Fikrim Damka përfaqëson unitetin dhe forcën e komunitetit turk të Kosovës.

“Kryetari i Përgjithshëm i partisë sonë, Fikrim Damka, është përfaqësuesi i unitetit dhe forcës së komunitetit tonë. Asnjë akuzë, gënjeshtër, shpifje apo manipulim nuk do ta ndryshojë këtë realitet. Jemi me ty, kryetar”, ka shkruar Berișa.

KDTP-ja arrestimin e Fikrim Damkës e cilëson si provokim dhe tentativë për ti njollosur zgjedhjet
Lexo po ashtu KDTP-ja arrestimin e Fikrim Damkës e cilëson si provokim dhe tentativë për ti njollosur zgjedhjet

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Unioni i shoqatave turke të Kosovës (TUDEB). Ky union ka shprehur qëndrimin kundër përpjekjeve për dëmtimin e komunitetit turk të Kosovës dhe liderëve politikë të këtij komuniteti.

“Si TÜDEB, me synimin për të siguruar përfaqësimin e komunitetit tonë në institucionet shtetërore dhe vazhdimësinë e ekzistencës sonë si shoqëri, ne mbështesim rrugën ku përfaqësuesit tanë politikë marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë demokratike dhe ku çdo individ, me vullnet të lirë, mbështet kandidatët dhe subjektet që i konsideron të përshtatshme dhe të afërta me vlerat e tij”, thuhet në këtë reagim.

Në të njëjtën kohë ka shprehur mbështetjen për përfaqësimin e komunitetit turk në Qeverinë e Kosovës përmes shfrytëzimit të drejtave demokratike.

“Në lidhje me zhvillimet e fundit, bazuar në publikimet në portale të ndryshme dhe në rrjetet sociale për Kryetarin e Përgjithshëm të KDTP-së, si një union dhe si një komunitet që përfaqëson turqit e Kosovës, dënojmë ashpër çdo përpjekje që mund të dëmtojë komunitetin tonë apo të krijojë fushata denigruese kundër tij. Ne theksojmë se mbështesim gjithmonë përfaqësimin e fuqishëm të komunitetit tonë në Qeverinë e Kosovës, duke shfrytëzuar të drejtat demokratike që na takojnë, pa u dëmtuar as komuniteti ynë dhe as subjektet tona politike”, thuhet në reagimin e TUDEB. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori