Dështon ndërtimi i xhamisë së re në Shtime, kryetari Aliu u kishte premtuar mbështetje “hoxhallarëve”
Kuvendi i Komunës së Shtimes në mbledhjen e mbajtur me datë 29 nëntor të vitit 2024, pati miratuar vendimin e ekzekutivit për ndarjen e 20 ari truall per ndertimin e Xhamisë së re në Shtime. Por Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka konstatuar se vendimi i nxjerrë nga ky kuvend është në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit Nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës dhe në nenin 24 të Rregullores (QRK) – Nr.09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në Shfrytëzim dhe Këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës.
Ky ligj sipas MAPL-së nuk parasheh dhënien e pronës komunale për raste te tilla.
Ekzekutivi i Komunës së Shtimes në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal ditë më parë nuk e ka prezantuar para kuvendarëve këtë vendim ashtu siç rekomandon MAPL-ja që Kuvendi Komunal duhet të ndërmerr veprime brenda afatit ligjor, prej 30 ditëve dhe të harmonizoj aktin me legjislacionin në fuqi.
Kryetari i kësaj komune Qemajl Aliu, u kishte premtuar mbështetje Këshillit të Bashkësisë Islame lidhur me këtë projekt, por MAPL-ja kishte vepruar sipas legjislacionit në fuqi lidhur me këtë vendim të Kuvendit.
Në vendimin e MAPL-së të cilin e ka siguruar Telegrafi, midis të tjerash thuhet se ligji Nr.06/092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës ka për qellim rritjen e vlerës së pronës së paluajtshme të komunës si dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
“Vendimi Npi-01/385 për ndarjen e 20 ari truall për ndërtimin e Xhamisë në Shtime i miratuar më datë: 29.11.2024, i parashtruar për shqyrtim në MAPL më datë: 04.12.2024, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës si më sipër, vlerëson se akti i komunës nuk është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Kuvendi i Komunës së Shtimes, duhet të ndërmerr veprime dhe brenda afatit ligjor, prej 30 ditëve, të rishqyrtoj dhe të harmonizoj aktin me legjislacionin në fuqi. Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal, mbetet në dispozicion të komunës për çfarëdo sqarimi të mëtejshëm lidhur me këtë vlerësim”, thuhet midis të tjerash në vendimin e MAPL-së.
Sipas MAPL-së, vendimi është nxjerrë në pajtim me Rregulloren e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 10/2019 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave, si dhe Rregulloren nr. 06/2021 për ndryshim-plotësimin e Rregullores (QRK) Nr. 10/2019, për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave dhe ligjeve të tjera bazike.
Në anën tjetër Komuna e Shtimes e as drejtori i Urbanizmit Grejtalb Emini, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Telegrafit, lidhur me këtë çështje.
Po ashtu pyetjeve e as telefonatave nuk u është përgjigjur as kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime, Skender Baftiu.
Por, burime të Telegrafit, në Komunën e Shtimes, kanë thënë se kryetari Qemajl Aliu u kishte premtuar mbështetje “hoxhollarëve” për realizimin e këtij projekti.
“Këshilli i Bashkësisë Islame kanë qenë në Komunë lidhur me këtë projekt derisa është marrë vendimi në Kuvend për ndarjen e parcelës dhe kryetari Aliu u kishte premtuar mbështetje “Hoxhollarëve” për realizimin e projektit. Por, deri më tash ky vendim nuk është përmendur nga askush se ai është kthyer i kundërligjshëm nga MAPL-ja. Nuk e dimë as arsyeje pse është mbajtur i “fshehur” për kuvendarët ky vendim deri më tash”, ka thënë ky burim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deri në ora 15:00 në Ferizaj votuan gjithsejtë 23 mijë e 888 qytetar
Shkaku i mungesës së tavolinave ndihmëse, krijohen radhë të gjata në qendrën e votimit në shkollën “Gjon Serreçi”në Ferizaj
Deri në ora 11:00, nga 9 mijë votues në qendrën më të madhe në Ferizaj, vetëm 8 për qind dalin në votime
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë
Mbyllen të gjitha vendvotimet
Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve
Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00
DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi