LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -3° clearsky_night

Zgjedhjet e 9 shkurtit – çfarë përgaditjesh kanë bërë deri tani autoritetet zgjedhore në Gjilan?

Zgjedhjet e 9 shkurtit – çfarë përgaditjesh kanë bërë deri tani autoritetet zgjedhore në Gjilan?

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Komisionet Zgjedhore Komunale (KKZ) nëpër qytete kanë nisur përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të rregullt dhe pa pengesa.

Në një prononcim për Telegrafin, zyrtari ekzekutiv i KKZ-së në Gjilan, Valerian Bajrami, ka bërë të ditur se deri më tani janë ndërmarrë disa hapa kyç për organizimin e votimit të rregullt dhe me kusht, si dhe për formimin e ekipeve të numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i procesit është regjistrimi i personave me nevoja të veçanta, të cilët aplikojnë drejtpërdrejt në zyrat e KKZ-së. Sipas Bajramit, deri më tani janë regjistruar 47 persona.


Për të rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen në zgjedhje, Bajrami njofton janë mbajtur takime informuese me subjekte politike, organizata joqeveritare dhe maturantë, me fokus të veçantë tek votuesit e rinj.

Një tjetër përgatitje e rëndësishme është edhe sigurimi i stafit të mjaftueshëm për qendrat e votimit.

Bajrami ka theksuar se KKZ-ja në Gjilan ka numër të mjaftueshëm anëtarësh për të gjitha qendrat e votimit dhe ka gjithashtu rezerva nga secili subjekt politik.

“Megjithatë, për trajnerët e këshillave të vendvotimeve, nga shtatë të planifikuar, aktualisht janë në dispozicion katër”, ka thënë ai.

Bajrami thekson se kanë pasur vizita edhe nga vëzhgues të Bashkimit Evropian, OSBE-së, KFOR-it turk dhe KDI-së, të cilët tashmë kanë zhvilluar takime informuese me KKZ-në.

Ndryshe, në këtë komunë, sipas Bajramit, do të jenë të hapura 37 qendra votimi me 129 vendvotime të rregullta dhe një qendër votimi me kusht. Në total, të drejtë vote do të kenë 103,616 qytetarë.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt, dhe KKZ-ja në Gjilan po vijon me përgatitjet për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt për të gjithë votuesit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori