Al-Hilal ndërpret kontratën e Neymar Jr përpara transferimit të brazilianit
![Al-Hilal ndërpret kontratën e Neymar Jr përpara transferimit të brazilianit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Neymar-1-780x439.jpeg)
Për herë të parë në karrierën e Neymar Junior, ai është lojtar i lirë. Sulmuesi brazilian ka rënë dakord të ndërpresë marrëveshjen e tij me Al-Hilal vetëm 18 muaj pasi mbërriti në Arabinë Saudite si një nga transferimet më të mëdha. Një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar në fillim të kohës së tij në Lindjen e Mesme e mbajti atë jashtë fushës për pjesën më të madhe të periudhës së tij atje.
Superylli brazilian nuk pritet të mbetet i palidhur për një kohë të gjatë, me një marrëveshje tashmë të rënë dakord për ta rikthyer atë në klubin e tij të parë Santos, i cili së fundmi është rikthyer në Superligën e Brazilit.
Sipas gazetës Marca, marrëveshja do të zgjasë deri në Kupën e Botës 2026 dhe do të ketë një opsion për një vazhdim të një viti tjetër.
Full club statement 🔹 pic.twitter.com/oxOrPUereF
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) January 27, 2025
Nëse Superliga e Arabisë Saudite do të ishte më pak e mbushur me para, do të ishte një marrëveshje shkatërruese. Neymar iu bashkua revolucionit të futbollit të Arabisë Saudite nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2023 për 90 milionë euro, pasi kampionët e Ligue 1 të mbështetur nga Katari u përpoqën ta largonin atë nga fatura e pagave.
Gjatë dy viteve, Neymar duhej të fitonte 200 milionë euro, por me ndërprerjen e kontratës. Al-Hilal thuhet se do t’i kursej 62 milionë euro, pasi marrëveshja përfundon gjashtë muaj më herët se sa pritej.
Gjatë kohës së tij në Arabinë Saudite, 32-vjeçari bëri vetëm 7 paraqitje dhe shënoi një gol të vetëm. Pasi u rikuperua nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar, i pësuar në detyrë me Brazilin, Neymar u la i paregjistruar për në Superligën Saudite nga Al-Hilal, një shenjë se ata ishin të prirur të largoheshin prej tij. Pavarësisht se është në formë për disa muaj, Neymar ka luajtur vetëm 42 minuta këtë sezon.
Motivimi i tij në Santos, përveç rikthimit në aksion të rregullt, ka të ngjarë të jetë Kupa e Botës 2026, e cila mbahet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara dhe mund të jetë mundësia e fundit e Neymar për të fituar trofeun më të madh që mungon nga kabineti i tij.
Braziliani thuhet se iu ofrua Barcelonës përpara se të bashkohej me Santos, dhe javën e kaluar Drejtori Sportiv i Barcelonës Deco deklaroi se Neymar do të ishte i mirëpritur në çdo klub në botë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kosova-U21-Euro-2027-780x439.jpg)
Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste
![Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perez-780x439.png)
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
![Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/barcelona-780x439.jpg)
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar
![Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/Kosova-U21-780x439.jpg)
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
![Amorim përmes WhatsApp-it synon t'i rregullojë problemet në defanziven e Man United](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/amorim-780x439.jpeg)
Amorim përmes WhatsApp-it synon t'i rregullojë problemet në defanziven e Man United