Policia e Prizrenit ka intensifikuar masat për sigurinë në trafik, duke shqiptuar 1700 gjoba për kundërvajtje në periudhën 20-26 janar 2025.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore kanë vepruar në katër komuna të rajonit, në kuadër të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor.”
“Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë,” njofton Policia Rajonale e Prizrenit.
Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 14 aksidente me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale.
Gjithashtu, janë ndaluar katër drejtues mjetesh për shkelje të rënda të ligjit.
Realizimi i urdhëresave gjyqësore Policia e Prizrenit ka zbatuar edhe 55 urdhëresa të Gjykatave Themelore për vepra të ndryshme penale.
“Do të vazhdojmë të veprojmë ndaj personave që nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gjykatës,” thekson policia. Qytetarët inkurajohen të bashkëpunojnë me organet e rendit, duke raportuar çdo informacion në stacionet policore, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrin 192.
“Prania jonë në terren do të jetë maksimale për të parandaluar aksidentet, sidomos ato me fatalitet”, përfundon komunikata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!