Në Dragash diskutohet për praktikat e mira dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve
Zbatimi i dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve është diskutuar në Komunën e Dragashit në një takim të organizuar nga Instituti SINK. Sipas njoftimit të kësaj komune gjatë diskutimeve janë adresuar edhe sfidat dhe problemet praktike që hasen gjatë zbatimit të këtij ligji.
“Në shumë aspekte, Dragashi është një shembull i lartë i bashkëjetesës në Kosovë. Si një Komunë e vogël, por me vizion të madh dhe një nivel të lartë qytetërimi, Dragashi respekton në mënyrë të veçantë të drejtën për përdorimin e gjuhëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit, raporton Telegrafi.
Tutje sqarohet se në këtë takim kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilović, i cili ka folur për rezultatet e arritura me këtë ligj.
Uzair Hamza, shef i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, ka prezantuar në detaje sfidat të cilat hasen gjatë zbatimit të këtij ligji.
Suad Tosuni, personi kontaktues për monitorimin e zbatimit të dygjuhësisë në Komunën e Dragashit, ka prezantuar respektimin e dygjuhësisë gjatë takimeve zyrtare, prodhimit të dokumenteve zyrtare, zhvillimit të seancave të Kuvendit, etj.
Ndërkaq Valdon Bytyqi, zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, njëherësh edhe ligjërues ka diskutuar mbi të drejtën e gjuhës si e drejtë universale; përdorimin e gjuhëve sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës; dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, zbatimin e tij dhe sfidat kryesore që e shoqërojnë.
“Diskutimet shërbyen si një mundësi e mirë për identifikimin e sfidave dhe eksplorimin e zgjidhjeve konkrete që garantojnë zbatimin e plotë të Ligjit dhe Mbrojtjen e të Drejtave Gjuhësore të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit, raporton Telegrafi.
Takimi është mbajtur në kuadër të projektit “Promovimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të gjuhëve në Kosovë”, që zbatohet nga Instituti SINK, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Komunën e Dragashit, dhe me mbështetje nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale