LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 7° rain

Autostrada Hangar II transformohet në tempull muzikor nga Kori i Filharmonisë së Kosovës

Autostrada Hangar II transformohet në tempull muzikor nga Kori i Filharmonisë së Kosovës

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka hapur vitin me koncertin e mbajtur në Autostrada Hangar II në Prizren. Në këtë mbrëmje muzikore janë interpretuar veprat e autorëve kombëtarë dhe botërorë, duke ofruar emocione të veçanta për publikun e pranishëm në këtë qendër të artit bashkëkohor.

Për rreth një orë kjo qendër e vendosur brenda Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve është shndërruar në tempull muzikor nga tingujt magjepsës të profesionistëve të Filharmonisë së Kosovës.

Programi është përbërë nga gjashtë vepra të ndryshme, që për nga dinamika e interpretimit ka dëshmuar kujdesin e treguar në ndërtimin e tij.


Nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla, programi ka filluar me veprën “Salve Regina” të kompozitorit Kushtrim Gashi, për të vazhduar me veprën “Ç’u mbush mali” nga Vasil Sofokli Tole.

Tutje ansambli harkor i Filharmonisë i është bashkuar Korit për interpretimin e veprave “Like the touch of the rain”  nga Hajrullah Syla dhe “The secret of the sea” nga Jake Runestad.

Kulmi i mbrëmjes ka ardhur me interpretimin e “Cloudburst” nga Eric Whitacre dhe veprës “In A” të kompozitorit Rafet Rudi me solistet Shkurta Hykaj Rexhepi dhe Kaltrina Miftari.

Dirigjenti Hajrullah Syla ka bërë të ditur se ky koncert është realizuar në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje” dhe se është koncerti i parë për vitin 2025.

“Kemi zgjedhur Prizrenin, këtë hapësirë mjaft interesante (Autostrada Hangar II), ndoshta jo ideale për koncert por megjithatë me akustikë, një hapësirë shumë e këndshme dhe po besoj që është dëgjuar mjaft mirë edhe te pjesa e publikut, të cilët e pritën mjaft mirë koncertin”, ka thënë Syla.

Sipas tij, duke qenë se repertori i Filharmonisë është mjaft i gjerë, është vendosur që disa nga veprat më atraktive të përsëriten për këtë koncert.

“Sigurisht që ishte ndjenjë e mirë të realizohen në një hapësirë tjetër, meqë jemi mësuar gjithmonë ti dëgjojmë në Kishën Katolike Shën Ndou ose në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe në këtë hapësirë ishte më ndryshe dhe po besoj që u realizuan mjaft mirë”, ka deklaruar Syla.

Sa i përket renditjes së veprave ai ka shpjeguar se në plan të parë ka qenë aspekti profesional muzikor.

“Renditja e veprave gjithmonë bëhet në atë formë që kanë lidhshmëri me njëra-tjetrën dhe krijojnë emocion, pra kemi një ndërtim të koncertit. Për çdo koncert e mendojmë shumë mirë çështjen e renditjes, sigurisht na ndikon pak edhe pjesa teknike se ku ti lëvizim instrumentet, por sigurisht gjithmonë mendohet së pari për nga aspekti profesional muzikor se si të renditet programi”, ka thënë ai.

Sipas tij ky program është mirëpritur nga publiku në Prizren.

“Koncerte kemi realizuar edhe më parë në Prizren, por sinqerisht këtë herë ka qenë një publik fantastik, që e priti mjaft mirë koncertin dhe duartrokiti mjaft, kështu që më dha një emocion tjetër nga koncertet e mëparshme në Prizren”, është shprehur Syla.

Koncertet e Korit dhe të Orkestrës sipas tij do të vijojnë në vende të ndryshme, me qëllim që për 25 vjetorin e themelimit Filharmonia e Kosovës të jetë më afër publikut. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë

Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë

Magazina
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë

Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë

Ligat tjera

"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?

Magazina
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te

Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori