LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Një 6-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në spitalin e Lushnjës.

Fëmija u paraqit në spitalin e Lushnjës rreth orës 14:00, ndërsa prej gjashtë ditësh, mjekohej në kushte shtëpie nën kujdesin e gjyshërve.

Sipas mjekëve, i mituri vuante nga bronkopneumonia bilaterale. Pasi i janë bërë analizat, duke parë gjendjen e rënduar të tij, stafi i mjekëve vendosën ta dërgojnë për trajtim më të specializuar në Tiranë, por fëmija ka humbur jetën sapo ka hyrë në ambulancë. Sipas bluzave të bardha, i mituri ka humbur jetën nga arresti kardiak si pasojë e sëmundjes së mëparshme.


Të pranishëm në këto momente kanë qenë mamaja dhe gjyshi i 6-vjeçarit, të cilët nuk kanë pranuar t’i bëjnë autopsinë fëmijës, duke e marrë trupin në banesë për të bërë nderimet e fundit.

Për këtë rast, drejtoria e spitalit Lushnjë shprehet se do të jetë Ministria e Shëndetësisë, që do të japë më shumë sqarime për rastin, ndërsa nga Policia e Lushnjës bëhet me dije se janë bërë procedurat dhe i janë nisur prokurorisë për vlerësimin e këtij rasti tragjik. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori