“Marrëveshje përfundimtare për normalizimin midis Kosovës dhe Serbi shpresoj që do të ketë shumë shpejt, por nuk e shoh si diçka që mund të imponohet”.
Kështu u shpreh në A2 CNN eksperti i sigurisë Ardian Shtuni, sipas të cilit palët duhet të gjejnë një formulë të pranueshme dhe të zbatueshme në afat të gjatë kohor.
“Palët duhet të gjejnë një formulë të pranueshme e zbatueshme në afat të gjatë kohor jo thjesht si lojëra ku tundin kokën dhe pastaj dalin nga dera dhe bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë,. Mund të ketë zgjidhje të pranuar nga palët nëse ka vullnet e sinqeritet. Normalizimi do të vijë kur të kuptohet si nevojë e brendshme dhe jo si nder që i bëhet BE-së e SHBA-së”.
Sipas ekspertit Shtuni, Kosova duhet të ketë kujdes të shtuar dhe të trajtojë si partner aleatin strategjik SHBA-në me presidencën e Trump.
“Kosova duhet të bashkëpunojë me SHBA në mënyrë të sinqertë e të vazhdueshme dhe sa më e fortë të jetë marrëdhënia e partneritetit me SHBA aq më e fortë është Kosova. Nëse nuk e trajton si partner aleatin kryesor që janë SHBA atëherë kjo do të krijojë probleme sidomos me një president si Trump që nuk është shumë i duruar, prandaj duhet kujdes i shtuar në Kosovë”.
I pyetur në lidhje me hipotezat dhe mundësitë e heqjes së non grata-s Berishës nga administrata e Trump, Shtuni deklaroi se kushdo që pretendon se e di çfarë do të ndodhë vetëm po spekulon dhe turbullon ujërat.
“Nuk arrij dot ta parashikojmë. Trump është i paparashikueshëm nuk e di ç’do bëjë në këtë rast këto janë çështje që shkojnë përtej presidentit dhe teknikisht DASH mund ta revokojë listimin për korrupsion, nëse konstaton që ka rrethana që kanë ndryshuar dhe meritojnë që duhet të rivlerësohen apo nëse ka ndryshime me sigurinë e SHBA, Sekretari i Shtetit mund ta revokojë një emërim por është çështje provash dhe jo çështje preferenciale e presidentit. Kushdo që thotë që e di se çdo ndodhë është duke spekuluar dhe duke turbulluar ujërat. Këto janë çështje proceduriale”.
Shtuni theksoi se Rusia, Kina dhe Irani po kërcënojnë stabilitetin botëror dhe vendet e NATO-s sipas tij duhet të rrisin kapacitete luftarake.
“Nëse do paqen, përgatitu të jesh i gatshëm për luftë. Kur ke Rusinë, Kinën, Iranin Korenë e veriut që kërcënojnë paqen e stabilitetin në mënyrë të vazhdueshme, vetëm liderët me inkompetencë kriminale nuk e kuptojnë nevojën për rritjen e gatishmërisë luftarake dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse. Të gjithë vendet e NATO-s duhet ta kenë këtë si prioritet. Luftërat janë duke ndodhur në Europë dhe pragun e Europës. Dalja e SHBA nga NATO nuk është vendim që merr vetëm presidenti, sepse duhet të votojë senati me 2/3 që të aprovojë daljen ose të miratohet nga kongresi me ligj specifik. Aleancat ushtarake janë si martesat nuk janë shoqëri bamirësi, nëse nuk e kuptojnë që po e bëjnë shpenzimin për të mbrojtur veten e tyre”.
Në lidhje me konfliktet në Ukrainë, Shtuni thekson se zgjidhja e vetme është në tryezën e diplomacisë.
“E vetmja zgjidhje është në tavolinën e diplomacisë. Rusia është e lodhur, Ukraina e drobitur, po humbin njerëz. Mendoj që do ketë një zonë të demilitarizuar. Rusia ka pushtuar 20% të territorit dhe mendoj që do të ketë forcë paqeruajtëse që do mbrojë vijën e frontit. Mendoj që do jetë kusht tjetër që Ukraina për 20 vjet të mos kërkojë të aplikojë për 20 vjet dhe garancia që Rusia nuk do ta sulmojë prapë”.
Sipas ekspertit edhe paqja mes Izraelit dhe Palestinës nuk do të zgjidhet në fushën e betejës, por do të jetë politike.
“Paqja më së shumti do të varet nga qëndrimi i Izraelit dhe Palestinës dhe ndihma që duhet të japin vendet arabe. Nuk mendoj që Izraeli do ta zgjidhë në fushën e betejës mendoj që zgjidhja do të jetë politike, duhet të ketë dy shtete dhe duhet më tepër vullneti i brendshëm mes palëve sesa imponim nga jashtë. Shpresë ka”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës