Problemet infrastrukturore në vendin tonë vazhdojnë të jenë akoma prezente dhe si të tilla paraqesin probleme dhe shqetësime të konsiderueshme për qytetarët.
Situatë e njëjtë është në rrugën “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, e cila është “e bllokuar” prej veturave dhe që aktualisht qëndron pa sinjalizime, shkruan Telegrafi.
Lidhur me këtë situatë, një qytetare në kushte anonimiteti për Telegrafin ka thënë se kjo gjendje paraqet shqetësim për të sepse në këtë rrugë kalojnë fëmijët e saj.
“Në këtë rrugë kalojnë fëmijët e mij që shkojnë në shkollën ‘Eqrem Qabej’, është shqetësim për mua se mund të ketë ndonjë aksident”, ka thënë qytetarja.
Ajo ka thënë se pas shumë ankesave të adresuara në Komunë, nuk është ndërmarrë asgjë për rregullimin e kësaj çështjeje.
“Asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje nga ta. Unë kam shkuar vetëm një herë por kam dëgjuar që edhe prindërit tjerë janë ankuar. Tek ne nuk është vetëm kjo rrugë e bllokuar, kemi dhe këtë rrugën afër saj”, është shprehur qytetarja.
Qytetarja ka shtuar se sipas saj, si qytetarë “nuk vlen fjala e tyre”, transmeton Telegrafi.
“Kërkesa drejtuar Komunës do të ishte që të vijnë ata vetë këtu dhe të reagojnë, të mos lejojnë parkimin e veturave. Në këtë pjesë kemi problem edhe me qentë endacak”, ka theksuar ajo.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Granit Tmava për Telegrafin ka thënë se në këtë rrugë ka pasur sinjalizime por sipas tij, ka mundësi që dikush i ka larguar ato në mënyrë që të keqpërdoret hapësira për parkingje ilegale.
“Në rrugën ‘Rexhep Mitrovica’ që është diku në gjatësi prej 50 metra ka pasur sinjalizim, mirëpo ka mundësi që dikush e ka bërë eleminimin e tyre për t’u keqpërdorur për parkingje ilegale”, ka thënë Tmava.
Ai ka thënë tutje se do t’i vendosin sërish sinjalizimet dhe në këtë mënyrë edhe Policia do të ketë më të lehtë kryerjen e punës së tyre.
“Ne si Komunë do t’i marrim masat dhe do të vendosim prapë sinjalizime dhe besoj që edhe Policia do të ketë më të lehtë të kryejnë punën e tyre, që veturat të mos parkohen në vende të gabuara”, ka shtuar drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Granit Tmava. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite