LAJMI I FUNDIT:

Planifikuan një vrasje të rëndë, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave

Planifikuan një vrasje të rëndë, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve, A.L. dhe B.B., për përgatitjen e veprës penale “Vrasje e Rëndë”.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit dyshohet se në bashkëveprim kanë planifikuar dhe përgatitur një vrasje të rëndë.

Përveç kësaj, aktakuza nënvizon edhe akuzat për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ndaj të pandehurve, sipas nenit 366, paragrafi 1 të Kodit Penal.


Prokurori nga Prokuroria Speciale ka kërkuar që Gjykata t’i shpallë fajtorë të pandehurit dhe t’i dënojë ata në përputhje me ligjin. /Telegrafi/