LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 0° partlycloudy_night

YAHR: Qytetarët mos të ndikohen nga shantazhet e kërcënimet, por të votojnë për një të ardhme më të mirë

YAHR: Qytetarët mos të ndikohen nga shantazhet e kërcënimet, por të votojnë për një të ardhme më të mirë

Organizata joqeveritare “YAHR” edhe zgjedhjet e ardhshme nacionale do t’i monitori në regjionin e Ferizajt, andaj drejtuesit e saj kanë kërkuar nga qytetarët mos të ndikohen nga presionet, shantazhet dhe kërcënimet, por të votojnë për një të ardhme më të mirë.

Bekim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në “YAHR” në një intervistë për Telegrafin ka thënë se janë të shqetësuar me gjuhën fyese dhe denigruese që po e përdorin drejtuesit e subjekteve politike i ndaj njëra tjetrës.


“Ne si organizatë edhe në të kaluarën i kemi monitoruar zgjedhjet, por kësaj radhe jemi të shqetësuar me qasjen e partive politike gjatë fushatës sepse po përdorin gjuhë ofenduese ndaj njëra tjetrës. Ndërkaq, votuesve i bëjmë thirrje që votën e tyre ta përdorin si mekanizëm për të ndikuar në të ardhmen e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të informohen mirë me programet e subjekteve politike dhe mos të ndikohen nga askush.

“Mos të ndikohen nga shantazhet dhe kërcënimet, por ta përdorin votën për përcaktimin e një të ardhme më të mirë për shoqërinë në përgjithësi në Kosovë. I bëjmë thirrje edhe institucioneve të drejtësisë si Gjykatave, Prokurorisë, por edhe subjekteve politike që të jenë sy hapur dhe të jenë të përgjegjshëm gjatë monitorimit të procesit dhe mos të kenë ndonjë manipulim të votës së qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka kërkuar që të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta përdorin votën si mekanizëm përcaktues për të ardhmen e tyre, me arsyetimin se vota e tyre është shumë e rëndësishme dhe e përcakton të ardhmen për ta ngritur një shoqëri më të mirë. /Telegrafi/