LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 2° fog

Promovohet shtegu i trashëgimisë industriale në Mitrovicë

Promovohet shtegu i trashëgimisë industriale në Mitrovicë
Shtegu i trashëgimisë industriale në Mitrovicë

Gjatë ditës së sotme është promovuar shtegu i trashëgimisë industriale në Mitrovicë.

Shtegu i trashëgimisë industriale u promovua në kuadër të projektit “Visit Trepça”, i cili funksionon në kuadër të organizatës “7 Arte”, shkruan Telegrafi.

“Në kuadër të nismës, u vendos tabela promovuese e shtegut industrial, që pasqyron një udhëpërshkrim me rëndësi historike dhe kulturore të industrisë së Trepçës”, thuhet në njoftim.


Drejtori i organizatës “7Arte”, Lulzim Hoti, ka thënë se ky është një moment historik për Mitrovicën.

Promovimi i shtegut të trashëgimisë industriale në Mitrovicë

Ndërsa përfaqësuesja e projektit “FEGO”, Zana Ismajli, e cilësoi këtë nismë si model të veçantë për pasurimin e ofertës turistike në nivel të Kosovës.

“Drejtori Elvis Feka nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane – Komuna e Mitrovicës, shtoi se ky projekt është përkrahur nga Komuna e Mitrovicës dhe se krahas projekteve tjera të kësaj natyre, edhe kjo do të ndikoj në përpjekjet e vazhdueshme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Mitrovicës. Për ta nderuar këtë nismë e pranishme ishte edhe kryesusja e Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja”, thuhet tutje në njoftim.

Bëhet e ditur se ky projekt është mbështetur nga Komuna e Mitrovicës dhe “Swiss Contact”, përmes “FEGO Project Kosovo” dhe është implementuar nga organizata “7Arte”. /Telegrafi/