LAJMI I FUNDIT:

Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, fushata parazgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje, drejtuar nga Albin Kurti, ka intensifikuar narrativën e zyrtarëve dhe mediave serbe për kërcënime ndaj popullit serb.

Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka ngritur akuza se Kurti ka përdorur retorikë kërcënuese ndaj serbëve, një element që, sipas mediave ruso-serbe, është interpretuar si thirrje për luftë dhe urrejtje.

Artikujt që lidhen me këtë temë shpesh tentojnë të krijojnë një imazh të Kurtit si lider që luan me ndjenjat kombëtare të serbëve, duke shfrytëzuar narrativën e “Shqipërisë së Madhe” si mënyrë për të rritur tensionet.


Nga ana tjetër, Lista Serbe ka përmendur pengesat që i janë krijuar gjatë procesit zgjedhor, duke u drejtuar thirrje serbëve për mbështetje, ndërkohë që Kurti është akuzuar se po manipulon me populizmin dhe po e rrit histerinë antiserbe.

Një artikull i publikuar nga RT (Russia Today) në shërbimin e tij në gjuhën serbe pretendon se gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), po ndërton një narrativ zgjedhor të bazuar në retorikë të ashpër, të cilën RT e përshkruan si “thirrje për luftë dhe urrejtje ndaj serbëve”.

Titulli i artikullit sugjeron se Kurti po përdor këtë retorikë për përfitime zgjedhore.

Megjithatë, faktet tregojnë se Kurti nuk ka bërë thirrje për luftë, por ka përmendur armatimin dhe ka folur për bandat kriminale dhe infiltrimin e Serbisë në Kosovë pa shprehur urrejtje ndaj serbëve të Kosovës.

Në fjalimet e tij, Kurti ka theksuar nevojën për “bukë dhe armë” për shtetin dhe popullin e Kosovës, veçanërisht gjatë një tubimi zgjedhor në Podujevë, duke thënë se këto janë elemente jetike për çdo shtet dhe komb.

Për më tepër, ai ka kritikuar aparatin shtetëror të Serbisë në Kosovë, ndërsa ka mbështetur integrimin e vërtetë të serbëve që respektojnë ligjin dhe pranojnë Republikën e Kosovës.

Hulumtimi i Hibrid.info tregon se retorika e Kurtit nuk është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Serbisë, por fokus në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Shërbimi në gjuhën serbe i medias ruse “Sputnik” ka publikuar një artikull që pretendon se fushata parazgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti, është e lidhur me idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

Artikulli e interpreton shfaqjen e simboleve kombëtare shqiptare gjatë aktiviteteve të fushatës si “përqafim” të kësaj ideje nga Kurti. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që tregon se fushata e Kurtit është lidhur me këtë ide, pasi ai nuk ka përmendur asnjëherë bashkimin kombëtar gjatë fushatës.

Narrativa lidhur me “Shqipërinë e Madhe” u përforcua nga disa media serbe pas një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut, ku u pa flamuri që përfaqëson kufijtë etnikë të shqiptarëve, i cili është bërë i njohur pas ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri në vitin 2014.

Gjatë tubimit elektoral të 12 janarit në Mitrovicë, flamuri u shfaq, dhe mediat serbe e lidhën atë me këtë narrativë, megjithatë, gjatë fjalimit të Kurtit nuk u përmend “Shqipëria e Madhe” ose bashkimi kombëtar. Kurti fokusohet në kritikat ndaj partive të tjera dhe theksoi arritjet e qeverisjes së tij në Mitrovicën e Veriut, duke përmendur rritjen e vendeve të punës dhe forcimin e sigurisë në këtë rajon.

Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se e ka kërcënuar popullin serb dhe Serbinë në fillim të fushatës zgjedhore për 9 shkurtin. Në një deklaratë të publikuar më 11 janar, Petkoviq theksoi se Kurti nisi fushatën me kërcënime ndaj serbëve dhe Serbisë. Megjithatë, gjatë tubimit të parë të Lëvizjes Vetëvendosje, që Hibrid.info e ka raportuar, Kurti nuk i përmendi serbët e Kosovës në këtë kontekst dhe u përqendrua në premtimet për ndjekjen e atyre që kishin qenë pjesë e aparatit shtetëror të Millosheviqit.

Sipas mediave dhe zyrtarëve serbë, fushata parazgjedhore e Albin Kurtit është e ngarkuar me narrativa të forta, duke përfshirë ato të “dëbimit të Serbisë nga Kosova” dhe eliminimin e Listës Serbe. Në këtë kontekst, sipas tyre, kryeministri Kurti ka theksuar qëllimin për të penguar aktivitetet e Listës Serbe, duke përfshirë ndërhyrjen në këshillat e votimit dhe përpjekjet për të parandaluar angazhimin e saj në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këto veprime janë interpretuar nga disa analistë dhe politikanë serbë si kërcënime për serbët e Kosovës, duke përfshirë edhe akuzat për populizëm dhe histeri antiserbe, siç ka thënë  kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili e ka quajtur këtë një problem politik të madh për Kurtin.

Narrativa e “dëbimit të Serbisë nga Kosova” është përdorur nga mbështetësit e Kurtit si element kyç i fushatës, ku ai ka pretenduar për një trajtim më të fortë ndaj strukturave që lidhen me Serbinë, duke i paraqitur ato si mbetje të regjimit të Millosheviqit.

Ky diskurs është përforcuar edhe nga retorika për një ndarje të qartë mes Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë Kosovës një identitet të pavarur dhe të forcueshëm. Sidoqoftë, këto pretendime janë parë nga disa si kërcënime të drejtpërdrejta ndaj serbëve të Kosovës, duke krijuar tensione dhe duke ushqyer narrativën e “kërcënimit të serbëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Lajme
Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Arlind Qori përplaset me Adriatik Lapajn

Del duarsh protesta në Tiranë, Arlind Qori përplaset me Adriatik Lapajn

Lajme
Kalo në kategori