LAJMI I FUNDIT:

Lumbardh Salihu: Rinia është shpirti i Kosovës dhe duhet të qëndrojë aktive në vendin e vet

Lumbardh Salihu: Rinia është shpirti i Kosovës dhe duhet të qëndrojë aktive në vendin e vet

Lumbardh Salihu, i cili është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 77 përmes një video-mesazhi ka thënë se rinia është shpirti i Kosovës, dhe një trup pa shpirt nuk mund të funksionojë.

Saliu në një postim në rrjetin social në Facebook ka thënë se Kosovës i duhet që rinia e saj të jetë në Kosovë – aktive dhe e përkushtuar.

“Rinia e Kosovës ka pak mundësi e mbështetje për me i realizu ëndrrat e veta. Është e padrejtë që talenti i shumë të rinjve të shuhet pa e pasë mundësinë të lulëzoj. Jemi popullata më e re në botë, me moshën mesatare 34 vjet. Rreth 80 për qind e të rinjëve flasin gjuhë të huaja, e madje shumë prej nesh flasim më shumë se dy gjuhë të huaja.


Përkundër këtij fakti, për fat të keq shumë shpesh, të vetmen mundësi të rinjtë e shohin ikjen jashtë vendit”, ka thënë ndër të tjera në këtë video-mesazh Salihu. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar