LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime në një pjesë të madhe të territorit megjithatë nuk do të mungojë edhe prezenca e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura në relievet malore të vendit. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore në veri e lindje të territorit. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri era do të fitojë shpejtësi 9-16m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.


Temperaturat parashikohen nga -7 në 13 gradë Celsius. /Telegrafi/