LAJMI I FUNDIT:

ATIK u dorëzon partive politike propozimin për zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë

ATIK u dorëzon partive politike propozimin për zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë

Aleanca e Tech Parqeve dhe Inkubatorëve të Kosovës (ATIK) ka dorëzuar një dokument gjithëpërfshirës me propozime për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, tek të gjitha partitë politike të Republikës së Kosovës që garojnë në zgjedhjet parlamentare në shkurt të vitit 2025.

ATIK thekson se ky hap strategjik synon të angazhojë politikëbërësit që sektori i TIK-ut të përfshihet si prioritet kyç në programet e tyre zgjedhore dhe qeverisëse.

Dokumenti i dorëzuar përmban rekomandime në katër fusha thelbësore:


Reforma Ligjore: Përmirësimi i legjislacionit ekzistues dhe hartimi i ligjeve të reja për të mbështetur inovacionin.

Mbështetje Qeveritare: Themelimi i një Ministrie të Teknologjisë dhe krijimi i rolit të CTO-së brenda qeverisë.

Mbështetje Financiare: Krijimi i një Fondi të Pavarur Zhvillimor për ndërmarrjet ICT dhe financimi i Tech Parqeve dhe Inkubatorëve.

Edukimi dhe Zhvillimi i Fuqisë Punëtore: Avancimi i programeve të edukimit në Inteligjencën Artificiale (IA) dhe implementimi i programeve DUAL VET për të lidhur tregun e punës me arsimin.

“Në epokën e revolucionit digjital, është jetike që Kosova të ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar mjedisin e biznesit teknologjik dhe për të nxitur inovacion. Propozimet tona janë të detajuara dhe të zbatueshme, dhe si ATIK presim një përgjigje pozitive nga spektri politik”, deklaruan përfaqësuesit e ATIK.

Anëtarët e ATIK: TechPark Prishtina, Innovation and Training Park (ITP) Prizren, VentureUP – University of Prishtina Venture Incubator, Innovation Centre Kosovo (ICK), Innovation Center Jakova (JIC), Kosovo Innovation Hub, Makerspace Innovation Center Prizren, Parku Teknologjik Kamenicë, Graçanica Innovation Center.

ATIK, që përfaqëson këto nëntë qendra të rëndësishme të inovacionit dhe teknologjisë në Kosovë, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me politikëbërësit për të sjellë ndryshime pozitive në këtë sektor.

“Ftojmë të gjitha partitë politike të reflektojnë mbi këto propozime dhe të bashkëpunojnë me ATIK për të fuqizuar sektorin e TIK-ut në Kosovë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori