LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -5° partlycloudy_night

Kryetari i Lipjanit akuzohet për favorizim të “dostave” në ndërtime të larta

Kryetari i Lipjanit akuzohet për favorizim të “dostave” në ndërtime të larta

Komuna e Lipjanit gjatë viteve të fundit ka lëshuar dhjetëra leje ndërtimore për objekte të ndryshme, madje në masë të madhe janë ndërtuar edhe banesa kolektive. Por, për opozitën në këtë komunë (PDK dhe VV), lejet ndërtimore po jepen në bazë të ngjyrimeve politike e familjare që kanë lidhshmëri me pushtetin, ndërkaq për disa ndërtues të tjerë procedurat janë mjaftë të gjata dhe të rënda. Kuvendarët në këtë komunë shpeshherë po e akuzojnë drejtpërdrejt kryetarin Imri Ahmeti se po i favorizon “dostat” në ndërtime të larta.

Por, rreth çështjes së ndërtimeve në këtë komunë, shpeshherë ekzekutivi ka heshtur duke mos u përgjigjur pyetjeve të mediave dhe kuvendarëve.

Alban Salihu, shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për telegrafin se kryetari Ahmeti po vazhdon t’i favorizon “dostat” kur bëhet fjalë për dhënien e lejeve ndërtimore.


“Këtë mandat e ka shfrytëzuar kryetari Ahemti për dhënien e lejeve për ndërtime të larta ku në ndërtime janë të përfshirë shokët e tij, ka prej ndërtesave që janë pa plan, pastaj shumë lagje po shkatërrohen nga ndërtimet e larta banesore. Janë objekte jo mirë të planifikuara për shkak se në ndërtime janë të përfshirë njerëz shumë të afërt me komunën, madje edhe familjar të drejtorëve të komunës së Lipjanit. Ka raste edhe kur ndërtimet po bëhen jashtë hartave zonale, ku shokët e kryetarit Ahmeti po ndërtojnë afër sheshit dhe nuk i plotësojnë kushtet, pra jemi duke e përgatitur një lëndë për ta dëshmuar se janë jashtë kritereve”,ka thënë Salihu.

Ndërkaq, Arsim Jashari, shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e PDK-së, ka thënë se një pjesë e ndërtimeve në Komunën e Lipjanit janë pa kritere dhe me favorizime. Sipas tij, ekzekutivi i Komunës është akuzuar edhe në të kaluarën për mungesë transparence dhe favorizime të skajshme në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit.

“Këto shqetësime përfshijnë trajtimin e pabarabartë të qytetarëve, zbatimin e dy standardeve për raste identike dhe praktikave të padrejta që ndihmojnë individë të lidhur me punonjësit e zyrave komunale. Problemet kryesore janë: mospërputhja midis vendimeve të Ministrisë dhe Komunës, derisa ka raste kur qytetarëve u miratohet leja e ndërtimit nga Ministria përkatëse, por Komuna e Lipjanit refuzon t’ua japë lejen. Ndërkohë, për raste të ngjashme, persona të tjerë marrin leje pa asnjë pengesë, duke ngritur dyshime për trajtim të padrejtë dhe arbitrar”, ka akuzuar Jashari.

Sipas Jasharit shpeshherë bëhet edhe favorizimi i klientëve të caktuar, ku shumica e lejeve të ndërtimit miratohen me shpejtësi për ata qytetarë që bashkëpunojnë me persona të caktuar nga zyra e projektimit në Komunën e Lipjanit.

“Këta individë jo vetëm që punojnë në administratën komunale, por kanë dhe kompani private projektimi, çka krijon një konflikt interesi dhe hapësirë për abuzim. Pastaj, mungesa e transparencës dhe kontrolleve ku procesi i miratimit të lejeve duket të jetë i mbuluar nga mungesa e transparencës dhe kontrollit të brendshëm. Kjo situatë shkakton dyshime nëse procedurat ligjore dhe etike po ndiqen siç duhet”, ka thënë më tej Jashari.

Ai, ka përmendur edhe pasojat e zhvillimit dhe dëmtimi i besimit publik ndaj ekzekutivit të komunës së Lipjanit me arsyetim se praktikat e dhënies së lejeve ndërtimore ndikojnë negativisht tek qytetarët.

“Zhvillim i pabarabartë urban dhe favorizimet çojnë në zhvillim të pakoordinuar dhe shpeshherë në cenimin e planeve rregullative. Përkeqësim i standardeve ligjore dhe zbatimi selektiv i ligjit përforcon kulturën e pandëshkueshmërisë dhe padrejtësisë. Prandaj ne rekomandojmë për rritje të transparencës në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore në mënyrë që ato të jenë me kritere, të qarta dhe të njëjta për të gjithë aplikantët”, ka shtuar Jashari.

Në anën tjetër, Komuna e Lipjanit nuk u është përgjigjur pyetjeve të telegrafit lidhur me akuzat dhe pretendimet e opozitës në fushën e ndërtimeve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Magazina
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina

"Ti na shkatërron gjumin, tallesh me ne, ti nuk e përfaqëson Kosovën, atë e përfaqësojnë martirët e UÇK-së", Laert Vasili i çartet Gjestit në spektakël

Magazina
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Evropa
Kalo në kategori