LAJMI I FUNDIT:

Reshje bore dhe ulje të temperaturave – cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Reshje bore dhe ulje të temperaturave – cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Cikloni nga jugu i Italisë dhe Deti Jon do të kushtëzojë mot me reshje dhe ulje të temperaturave në të dyja vlerat ekstreme.

Një ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka sjellë reshje intensive në disa zona, kryesisht me lartësi mesataren dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Situata meteorologjike pritet të vijojë me reshje të reja bore, kryesisht ditën e hënë.


Ngricat tashmë janë të pranishme në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë. Rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Gjithashtu, këmbësorët dhe personat e moshuar këshillohen të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur rrëshqitjet dhe incidentet në rrugë.

Parashikimi i motit për pesë ditë:

E hënë -Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme të borës, me intensitet të dobët deri mesatar. Në mëngjes priten ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5 dhe -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -2 deri në -1 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

E martë – Moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 0 deri në 2 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi verilindor.

E mërkurë – Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -6 dhe -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -2 deri në 0 gradë Celsius. Era do të jetë e dobët, me shpejtësi 1-3 metër për sekondë nga verilindja.

E enjte – Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten nga -6 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -2 deri në 2 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E premte – Moti do të jetë i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten nga -8 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet -1 deri në 4 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë nga verilindja me shpejtësi 1-2 metër për sekondë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton atelienë historike në Gjakovë, pronari i së cilës ishte arrestuar për skulpturën e Skënderbeut

Kurti viziton atelienë historike në Gjakovë, pronari i së cilës ishte arrestuar për skulpturën e Skënderbeut

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për vjedhje

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për vjedhje

Lajme
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër dhe i kam rishikuar gjetjet

Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër dhe i kam rishikuar gjetjet

Drejtësi
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë

Drejtësi
Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Aksident mes tri veturave në Vushtrri, lëndohen dy persona

Aksident mes tri veturave në Vushtrri, lëndohen dy persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori