LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM po pasuron elitën, teksa pasiguria ekonomike tek qytetarët po rritet

LSDM: OBRM-PDUKM po pasuron elitën, teksa pasiguria ekonomike tek qytetarët po rritet

“Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës edhe një herë konfirmojnë atë që qytetarët e ndiejnë çdo ditë – çmimet më të larta, shpenzimet më të larta të jetesës dhe pasiguria ekonomike”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

“Inflacioni po rritet dhe po ha standardin e jetesës së punëtorëve dhe qytetarëve, ndërkohë që pagat janë në stagnim. Kostoja e jetesës në dhjetor 2024 u rrit me 4.4%, produktet bazë të jetesës, pa të cilat nuk mund të imagjinohet asnjë shtëpi, u rritën me 4.3%. Mijëra familje detyrohen të jetojnë me rroga që thjesht nuk mjaftojnë për të përballuar as shpenzimet elementare. Derisa qytetarët e ndjejnë këtë goditje ekonomike, qeveria e OBRM-PDUKM-së mbetet dëshmitare e heshtur dhe bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë në varfërimin e popullit. Shportat” e rreme të Vitit të Ri që duhej të sillnin lehtësim, përfunduan në një farsë, ku biznesmenët e mëdhenj shtuan pasurinë e tyre në kurriz të popullit. Në vend që të ofrojë mbështetje për qytetarët dhe punëtorët, qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM po i lë qytetarët të qetë. LSDM për një periudhë 7 vjeçare e rriti pagën minimale nga 8 mijë në mbi 20 mijë denarë dhe pagën mesatare nga 22 mijë në mbi 42 mijë denarë. Masat tona kishin për qëllim qytetarët, ndërsa politikat e OBRM-PDUKM-së në tërësi kanë për qëllim pasurimin e elitës. Dëgjojmë sot se si ministrat dhe zyrtarët në qeverinë e Mickoskit me pagat më të larta në vend thonë se punëtorët kërkojnë shumë, shumë rritje të pagave. LSDM kërkon që OBRM-PDUKM menjëherë t’i ndryshojë këto politika të gabuara ekonomike dhe të sigurojë rritje të pagës minimale në 500 euro, rritje të pagave në të gjithë sektorët dhe heqjen e TVSH-së në ushqim. Qytetarët meritojnë një qeveri që do ta dëgjojë zërin e tyre, që do të kujdeset për nevojat e tyre dhe që do t’i mbrojë interesat e tyre”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Fushata zgjedhore e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët nis me kritika të ashpëra ndaj Kurtit

Fushata zgjedhore e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët nis me kritika të ashpëra ndaj Kurtit

Lajme

"Më kanë bërë dhunues grash, drogaxhi, hajdut” - Rama, qytetarëve: Mbylljani derën në zgjedhje këtij llumi e këtyre shpifësve

Lajme
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kronika e Zezë
Ambasadori gjerman flet për dialogun: Zgjidhjet politike, çelësi për një siguri të qëndrueshme në Kosovë

Ambasadori gjerman flet për dialogun: Zgjidhjet politike, çelësi për një siguri të qëndrueshme në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori