LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 2° rain

Kompleksi dedikuar martirëve të Krushës së Vogël përurohet me kërkesën për zbardhjen e fatit të pagjeturve

Kompleksi dedikuar martirëve të Krushës së Vogël përurohet me kërkesën për zbardhjen e fatit të pagjeturve

Kompleksi përkujtimor dedikuar martirëve të fshatit Krushë e Vogël është përuruar të premten. Përderisa autoritetet komunale kanë theksuar se kompleks përkujton sakrificën e martirëve, përfaqësuesit e fshatit kanë kërkuar veprime për zbardhjen e fatit të pagjeturve.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj gjatë përurimit të kompleksit ka sjellë në vëmendje thënien se “një popull që e harron historinë ajo i përsëritet”.

“Prandaj, ky kompleks këtu është në funksion të përkujtimit të një tragjedie që ka ndodhur dhe një lloj edukimi për gjeneratën e re, që mos me harru atë që na ka ndodhur. Kemi pas situata shumë të vështira, një periudhë kohore katastrofale, ku kemi qenë viktimë si popull, prandaj edhe ky projekt qëllim kryesor ka që të përkujtohen të gjithë ata persona që e kanë humbur jetën edhe janë shndërruar në shkaktar apo paraardhës të lirisë”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.


Ai ka shtuar se liria dhe shteti janë arritur me sakrificë të madhe, prandaj dhe duhet trajtuar më me kujdes dhe me angazhim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Ndërsa drejtori i Administratës, Edin Shehu është shprehur i lumtur për jetësimin e këtij projekti.

“Gjithsej janë 113 varre, dhe 60 persona ende janë të pagjetur. Varrezat janë këtu, me shpresën që një ditë do të gjenden mbetjet mortore të tyre dhe do të varrosen në vendin e tyre”, ka deklaruar Shehu.

Kryetari i fshatit Krushë e Vogël, Shkelzen Hajdari ka kërkuar që institucionet të angazhohen për zbardhjen e fatit të pagjeturve, raporton Telegrafi.

“I bëj thirrje institucioneve që të bëjnë çmos që personat e pagjetur të gjenden sa më shpejtë, që familjarët së paku të kenë ku ta sjellin një lule. U bënë shumë vite dhe kjo brengë është e madhe dhe e dhimbshme. Po shpresojmë që institucionet do të bëjnë trysni më të madhe në adresën e duhur për këtë çështje”, ka thënë Hajdari.

Sipas rrëfimeve të mëparshme të banorëve të këtij fshati, forcat serbe me 25 mars 1999 kanë vrarë 9 banorë në fshatin Krushë e Vogël, derisa me 26 mars 1999 janë vrarë edhe 103 viktima tjerë. Ndërsa pas kthimit të popullsisë nga Shqipëria edhe një fëmijë 12 vjeç është vrarë nga minat e vendosura në fshat nga forcat serbe, duke rritur numrin e viktimave në 113. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

La Liga
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor

Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor

Magazina
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?

Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?

Serbia
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori