Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Dritan Rexhepin, një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të kokainës nga Amerika Latine.
I pandehuri ka deklaruar se do të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore dhe përmes avokates Joana Qeleshi ka kërkuar lirimin nga qelia, duke pretenduar se mbahet në arrest pa asnjë provë. Ndërkohë, vijimi i procesit në themel është shtyrë për datën 24 janar.
Rexhepi është i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ndërsa për të njëjtin rast po gjykohen edhe disa të tjerë, përfshirë Aldo Majnishtën, Artan Doçajn, Gentian Funiqin, Geraldo Martinin, Korado Kështenjën, dhe Martin Bletën. Më herët, për vrasjen e Jan Prengës, është dënuar përjetë Festim Bixhdili, kopshtari i kompleksit “Golden”, ndërsa çështja e tij është kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm nga Gjykata e Lartë.
Po ashtu, Altin Hajri po gjykohet i veçuar për të njëjtën ngjarje.
Rexhepi është një personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare për shkak të aktivitetit të zgjeruar kriminal.
Rexhepi ka një histori të gjatë me drejtësinë shqiptare. Në vitin 1998, ai u dënua me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë. Ai është gjithashtu i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet, përfshirë arratisjen nga burgu i Pavias në Itali në vitin 2008 dhe një tjetër nga Belgjika. Në vitin 2013, ai përdori pasaportë të falsifikuar për t’u larguar nga Shqipëria dhe nuk është kthyer më që nga ajo kohë.
Lista e dënimeve dhe akuzave kundër Dritan Rexhepit:
Në vitin 2020, Gjykata e Posaçme e caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.
Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e dënoi me 4 vite burg për falsifikimin e dokumenteve zyrtare.
Në vitin 2013, Gjykata për Krimet e Rënda e dënoi me 25 vite burg për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe plagosje të rëndë me dashje.
Në vitin 2010, Gjykata e Apelit në Firence, Itali, e dënoi me 16 vite burg për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge, dënim nga i cili Rexhepi arriti të arratisej.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova