Honda dha një paraqitje të shkurtër të së ardhmes së saj në CES në Las Vegas, duke prezantuar dy prototipe të automjeteve elektrike: “0 Saloon” dhe “0 SUV”.
Sipas drejtuesit të lartë të Honda-s për elektrifikimin, Katsushi Inoue, të dy modelet janë pothuajse gati për prodhim serik dhe do të lansohen në gjysmën e parë të 2026-ës.
Këto automjete të reja elektrike janë pjesë e linjës “Seria 0”, e cila do të prodhohet në Honda EV Center në Ohio, SHBA, transmeton Telegrafi.
Detajet teknike nuk janë bërë të ditura. Në fakt, shumë pak dihet për këto koncepte përveç softuerit që do t’i kontrollojë ato.
Të dy modelet do të përdorin drejtimin autonom të Nivelit 3, falë teknologjisë së zhvilluar në bashkëpunim me Helm.ai.
Stephen Frey, nënkryetar i zhvillimit në Honda, pohon se kjo teknologji e avancuar mund të “vlerësojë mjedisin ashtu si një shofer në jetën reale”, dhe të marrë vendime të vështira në situata komplekse trafiku, siç janë kryqëzimet komplekse.
Honda po bashkëpunon gjithashtu me Renesas Electronics Corporation për të zhvilluar një platformë harduerike SoC (System-on-Chip) me performancë të lartë.
E gjithë kjo do të mundësohet nga sistemi i brendshëm i softuerit AI të Honda-s i njohur si Sistemi Operativ ASIMO – një emër i frymëzuar nga roboti ASIMO i Honda-s.
Sistemi do të përdorë një numër të madh kamerash, sensorë dhe “teknologji të avancuara inteligjente”. Me fjalë të tjera, automjeti do të marrë vazhdimisht njohuri të reja për mjedisin, por edhe për pasagjerët, me fokus të veçantë tek shoferi.
Madje Honda deklaron se vetura do të njohë gjendje të ndryshme emocionale të pasagjerëve. Nëse shoferi duket i shqetësuar, automjeti mund të fillojë një bisedë për të lehtësuar tensionin.
ASIMO në modelet “Seria 0” mund të bëjë shaka me ju dhe sa më shumë kohë të kaloni bashkë, aq “më mirë” do t’ju njohë. Nëse kjo tingëllon frymëzuese apo pak rrëqethëse – varet nga ju.
Më shumë informacion mbi modelet e prodhimit do të jenë të disponueshme me afrimin e nisjes zyrtare të automjeteve.
Aktualisht, “0 Series SUV” do të jetë i pari që do të arrijë në tregun amerikan nga mesi i vitit 2026, ndërsa versioni Saloon do të pasojë pas kësaj. Të dy modelet pritet të jenë në rrugë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani
BMW X8 po vjen!
Çfarë duhet të bëni nëse ngrihet frena e dorës?
Shitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre
Ford përfundoi 2024-ën me një tërheqje të madhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025