Shoqata e biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf” ka përmbyllur vitin 2024 me realizimin e projekteve të ndryshme në dobi të anëtarësisë dhe komunitetit. Për drejtuesit e kësaj shoqate, viti i shkuar ka pasur rëndësi të vecantë për shkak se janë realizuar aktivitete të ndryshme për shënimin e 30-vjetorit të veprimtarisë së “Esnaf”-it.
“Si shoqatë kemi lënë pas një vit shumë domethënës për ne, me arritje të konsiderueshme. Siç e dini, në vitin 2024 kemi festuar 30-vjetorin e themelimit të shoqatës, dhe me këtë rast kemi realizuar shumë projekte, aktivitete dhe vizita të rëndësishme”, ka thënë kryetari i kësaj shoqate, Varis Xhejlani, raporton Telegrafi.
Sipas tij ndër momentet më domethënëse gjatë vitit të shkuar ka qenë dakordimi me institucionet përkatësisht MZHR-në dhe Komunën e Prizrenit për ndërtimin e objektit të ri shoqatës, projekt ky me vlerë mbi 400 mijë euro.
“Janë nënshkruar marrëveshjet për ndërtimin e objektit tonë të ri, që besojmë se është shumë e rëndësishme për ne, për afaristët dhe qytetin tonë dhe besojmë se së shpejti do të vëmë edhe gur themelin për këtë projekt”, ka deklaruar Xhejlani.
Krahas kësaj, Xhejlani ka theksuar se shoqata ka mundësuar vizitat e mbi 150 afaristëve në panaire të ndryshme në Turqi, derisa ka pasur edhe vizita pune në Poloni dhe në ngjarje të ndryshme në Turqi, sikurse edhe marrëveshje bashkëpunimi me Balkantürksiad dhe Asriad. Po ashtu janë organizuar edhe dy forume, Business Forum ESNAF – ASRİAD dhe Business Forum EkoAvrasya & Aysiad dhe ESNAF.
“Në bashkëpunim me ITP-në, kemi siguruar përkrahje për digjitalizim deri në 5,000 euro për 10 kompani”, ka thënë Xhejlani, raporton Telegrafi.
Sipas tij janë organizuar edhe pesë panele në lidhje me ekonominë, digjitalizimin, rolin e gruas në ekonomi, dhe integrimin e të rinjve në ekonomi, ndërkohë që 49 gra kanë marrë pjesë në trajnimin “Arti në thurje”. Sa i përket trajnimeve, ai ka bërë të ditur se në këtë aspekt ka vazhduar bashkëpunimi me Universitetin 19 Mayis në Samsun të Turqisë ku kanë marrë pjesë 20 mjekë nga Kosova.
Xhejlani ka nënvizuar se edhe vitin e shkuar është realizuar iftari tradicional, teksa me moton “30 vjet Esnaf, 30 ditë iftar”, është hapur tenda përkatëse për qytetarët e kategorive të ndryshme.
Tutje ka shtuar se në bashkëpunim me “Deniz Fenerin”, janë sjellë ndihma në veshje dhe tekstile shtëpiake në vlerë prej rreth 300,000 eurove, që janë shpërndarë së bashku me shoqatën “Bereqeti” e cila është e ndërlidhur me Bashkësinë Islame.
“Aktivitetet e ngjashme do të vazhdojnë edhe në vitin 2025. Po shpresojmë që gjatë këtij viti të përmbyllet projekti për ndërtimin e objektit të ri, ku do të siguroheshin kushte më të mira për punën e shoqatës, por edhe për aktivitetet tjera të komunitetit. Në të njëjtën kohë në muajin shkurt planifikojmë që ti mbajmë zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur organet e reja drejtuese”, ka përfunduar Xhejlani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Banorët me protestë kërkojnë fundin e reduktimeve të ujit në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit
Plani i punës dhe objektivat e Prokurorisë së Prizrenit për vitin 2025 shqyrtohen me shoqërinë civile dhe gazetarët
“Future is Here” hap dyert e botës së filmave dokumentarë për regjisorët e rinj
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Man United hyn në garë për të transferuar 'fituesin e ardhshëm të Topit të Artë'
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?