LAJMI I FUNDIT:

Pupla zogjsh u gjetën në motorin e aeroplanit të rrëzuar të Koresë së Jugut, ku humbën jetën 179 pasagjerë

Pupla zogjsh u gjetën në motorin e aeroplanit të rrëzuar të Koresë së Jugut, ku humbën jetën 179 pasagjerë

Pupla zogjsh janë gjetur në motorin e një aeroplani pasagjerësh të Koresë së Jugut që u rrëzua, ku humbën jetën 179 persona.

Jeju Air 7C2216, një aeroplan Boeing 737-800, po fluturonte nga kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok për në Muan, Koreja e Jugut, më 29 dhjetor kur u rrëzua, duke u rrëshqitur nga pista në një mur dhe duke shpërthyer në flakë.

Nga 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, vetëm dy nga ekuipazhi mbijetuan dhe u nxorën nga rrënojat, transmeton Telegrafi.


Park Sang-woo, ministrja e Transportit e Koresë së Jugut, planifikon të japë dorëheqje, duke thënë: “Ndjej përgjegjësi të madhe për këtë fatkeqësi”.

Ajo shtoi se do të përpiqet të gjejë kohën e duhur për të dhënë dorëheqjen pasi të trajtojë situatën aktuale.

Hetuesi kryesor Lee Seung-yeol, tha se pendët u gjetën në një nga motorët e gjetur nga skena e përplasjes.

Ai shtoi se pamjet treguan se kishte një goditje zogu në një nga motorët.

Policia po heton gjithashtu se si u ndërtua muri i aeroportit që goditi aeroplani.

Javën e kaluar oficerët bastisën Jeju Air dhe operatorin e aeroportit ndërkombëtar Muan.

Të hënën, dy hetues u nisën për në SHBA për të rikuperuar dhe analizuar një regjistrues të të dhënave të fluturimit, i cili u dëmtua gjatë rrëzimit.

Pajisja dhe një regjistrues zëri në kabinë, janë dy kutitë e zeza që përmbajnë informacione kyçe për përplasjen.

Lee tha se do të duheshin tre ditë për të nxjerrë të dhënat, dhe dy të tjera për të kryer një analizë paraprake.

Ndërsa autoritetet thanë më parë se dyshonin se një goditje zogu mund të kishte luajtur një rol në përplasje, ende nuk është konfirmuar pse nuk u vendosën mjetet e uljes, ose çfarë çoi në përplasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarët paralajmërojnë për Sindromën Kessler - çfarë është ajo dhe si po e rrezikon planetin tonë?

Shkencëtarët paralajmërojnë për Sindromën Kessler - çfarë është ajo dhe si po e rrezikon planetin tonë?

Botë
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
New Glenn, raketa e Blue Origin që po sfidon dominimin e SpaceX është gati të lansohet

New Glenn, raketa e Blue Origin që po sfidon dominimin e SpaceX është gati të lansohet

Botë
Parlamenti i Libanit zgjedh komandantin e ushtrisë Aoun si president, duke i dhënë fund një bllokimi 2-vjeçar

Parlamenti i Libanit zgjedh komandantin e ushtrisë Aoun si president, duke i dhënë fund një bllokimi 2-vjeçar

Azia
Ushtari rus nuk dorëzohet, ukrainasit e vrasin - pamje dramatike nga fronti i luftës

Ushtari rus nuk dorëzohet, ukrainasit e vrasin - pamje dramatike nga fronti i luftës

Evropa
Hamasi miraton listën izraelite të pengjeve për shkëmbim të mundshëm

Hamasi miraton listën izraelite të pengjeve për shkëmbim të mundshëm

Azia
Kalo në kategori