Opozita në Shtime akuzon qeverisjen e Aliut për keqmenaxhim të parasë publike
Subjekti opozitar PDK, dega në Shtime ka kritikuar qeverisjen e Qemajl Aliut se ka bërë investime deri në 23 mijë euro për blerjen e një pompe termike për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, por që kapaciteti i saj nuk i përmbush nevojat për ngrohjen e gjithë objektit. Këtë çështje opozita e ka cilësuar si keqmenaxhim dhe keqplanifikim duke u bazuar në konsultime dhe ekspertë të kësaj fushe.
Sipas këtij subjekti opozitar, kontrata e prokurimit, e nënshkruar më 24 korrik 2024, parashikon një kosto prej mbi 23,000 eurosh për këtë projekt, megjithatë analizat teknike sipas PDK-së, tregojnë se Ky planifikim është i dobët jo vetëm që ka potencial për të dështuar në ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, por gjithashtu përbën një dëm të madh financiar për buxhetin e komunës.
Rrahman Jakupi, kryetar i degës së PDK-së në Shtime, ka thënë se blerja dhe instalimi i një pompe termike për ngrohjen e hapësirave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime lë për të dëshiruar mbi mënyrën e menaxhimit dhe planifikimit të qeverisjes aktuale nën drejtimin e kryetarit Qemajl Aliu dhe ekipit të tij.
“Në dokumentacionin e kontratës vërehet mungesa e analizave teknike paraprake për përshtatshmërinë e pajisjes me nevojat reale të QKMF-së. Një planifikim më i mirë dhe konsultimi me ekspertë të fushës mund të kishte shmangur këtë situatë, duke garantuar pajisje që përmbushin standardet dhe duke kursyer para publike. Në vend që të fokusohet në projekte që adresojnë problemet reale të qytetarëve, qeverisja aktuale nën drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje duket se po përfshihet në vendime të pamenduara mirë, duke dëmtuar interesin e qytetarëve”, ka kritikuar Jakupi.
Sipas tij, kjo është një tjetër dëshmi e mungesës së transparencës dhe përgjegjshmërisë në menaxhimin e projekteve publike nga kjo qeverisje lokale.
“Qytetarët e Shtimes përballen me sfida të mëdha në sektorë jetikë, keqmenaxhimi i fondeve publike vetëm sa e përkeqëson situatën. Qytetarët e Shtimes meritojnë projekte të mirëplanifikuara dhe investime të përgjegjshme që reflektojnë nevojat e tyre reale, jo hapa të pamenduara që rëndojnë buxhetin publik. Komuna duhet të japë llogari për këtë dështim dhe të marrë masat e nevojshme për të adresuar këtë situatë”, ka kritikuar më tej Jakupi.
Në anën tjetër, Komuna e Shtimes nuk u është përgjigjur pyetjeve të telegrafit lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Man United hyn në garë për të transferuar 'fituesin e ardhshëm të Topit të Artë'
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?