LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 5° fair_night

Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet

Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet

Gripi sezonal ka përfshirë vendin, duke shkaktuar një rritje të numrit të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare. Edhe në kryeqytet, shumë njerëz kanë kërkuar kontrolle nga mjeku.

Simptomat të gripit përfshijnë kollitje, teshtitje, temperaturë e dhimbje trupi. Megjithatë, specialistët e Mjekësisë Familjare, edhe pse e konfirmojnë rritjen e rasteve, theksojnë se nuk ka arsye për shqetësime.

Pacientët që kërkonin trajtim në njërën nga Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare thanë se simptomat janë goxha të rënda.


Lidhur me këtë, specialisti i kësaj qendre, Rushit Ismaili, tha për RTK-në se ka rritje të numrit që kërkojnë trajtim mjekësor në këtë qendër, por që nuk ka pasoja të rënda shëndetësore.

“Është një numër i rritur i pacientëve kohëve të fundit edhe që mund të lidhet me një situatë më të rënduar të gripit. Këta pacientë vijnë me një kollitje, teshtije rrallë, lodhje, plogështi dhimbje të trupit, me ndonjë simptomë tjetër,. është e mundur që të kemi një situatë kur është më prezentë virusi i gripit”, tha ai.

Ismaili ka thënë se shumicën e rasteve simptomat e gripit kalojnë vetvetiu duke përdorur një terapi të thjeshtë, pa përdorim te antibiotikut.

“Gjatë ndërrimit të kujdestarisë kam pasur një fluks të madh të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë dhe disa e marrin shumë shqetësuese, mirëpo shumicën e rasteve është një situatë e cila kalon vetvetiu. Mjafton që të pushohet, të pihet sasi e mjaftueshme e lëngjeve, këtu kam parasysh lëngjet pa sheqer, supë, në raste të merret ndonjë paracetmol ose barnat që e qetësojnë dhimbjen dhe kjo kalon vetvetiu”, shtoi ai.

Ismaili ka apeluar te pacientët të mos insistojnë të marrin antibiotik ose infuzione për këtë grip, sepse sipas tij infuzioni i mjaftueshëm për ta tejkaluar këtë viroz është konsumimi i lëngjeve në shtëpi.

Në trend

Më shumë
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Magazina
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë

Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë

Magazina

"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?

Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?

Botë
Kalo në kategori