LAJMI I FUNDIT:

E quajti kriminel elektoral, Majko i përgjigjet Berishës

E quajti kriminel elektoral, Majko i përgjigjet Berishës

Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Sali Berisha, i cili e quajti deputetin socialist si kriminelin më të madh elektoral. Në një reagim në Facebook, dhe pa kursyer ironinë, Majko shprehet se e vërteta e Berishës është konfuzioni, ndërsa thekson se nuk është aq i fortë sa të “vjedhë” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit!.

“Sali Berisha ka deklaruar sot në media se: “Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës…” Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerëzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e s’do te shohin çmendurinë që kanë para syve! Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës! Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!”

Berisha sulmon Pandeli Majkon: Kriminel i madh elektoral, u përgjua duke bërë pazare në tavolinë
Lexo po ashtu Berisha sulmon Pandeli Majkon: Kriminel i madh elektoral, u përgjua duke bërë pazare në tavolinë

Për deputetin socialist, “vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë t’u lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote!”


“Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të! Ishte një kënaqësi t’u dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur! Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!”

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori