LAJMI I FUNDIT:

U anuluan rreth 50 fluturime, ish-drejtori i Aviacionit Civil flet për sistemet e aterimit të Aeroportit të Prishtinës

U anuluan rreth 50 fluturime, ish-drejtori i Aviacionit Civil flet për sistemet e aterimit të Aeroportit të Prishtinës

Në ditët e fundit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është përballur me anulime të fluturimeve për shkak të mjegullës së dendur.

Ndërkohë që Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e sistemit CAT IIb kanë ateruar me sukses, anulimet janë kryesisht për shkak të mungesës së këtij certifikimi.

Mjegulla e dendur anulon afro 50 fluturime në Aeroportin e Prishtinës


Në lidhje me këtë ish-drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, ka komentuar funksionalitetin dhe ndjeshmërinë e sistemit CAT IIb të aterrimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duke theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes së sistemit dhe trajnimit të pilotëve për përdorimin e tij.

“Arsyet mund të jenë të ndryshme. Sistemet, pra pajisjet që funksionojnë duhet të kenë mirëmbajtje dhe çdo gabim i mundshin çdo defekt e anulon përdorimin e atij sistemi. Dhe koha e reagimit për përdorimin e këtij sistemi ILS IIB, siç është pista numër 17 e aeroportit të Prishtinës është 2 sekonda. Pra vetëm dy sekonda i nevojiten sistemit për të detektuar ndonjë gabim dhe të shkyçet dhe nuk mund të përdoret. Ndërsa te sistemet e tjera nevojitet më shumë koha e reagimit është 10 sekonda. 2 sekonda për aviacion janë shumë të mëdha për shkak të shpejtësisë të aeroplanit. Për atë arsye ka nevojë për reagimin të shpejt të sistemit për të njoftuar”.

“Për shkak se bëhet ndërlidhja mes fluturakes dhe sistemit instrumental të aterrimit. Sistemi instrumental i aterrimi lëshon rreze, pra radiokomunikim. Me VHF dhe UHF frekuenca. Ndërsa ato frekuenca i merr aeroplani dhe drejtohet në drejtim të pistës për të aterruar. Tani nëse ekuipazhi ose piloti nuk është trajnuar…”, tha  Berisha.

Mjegulla në Prishtinë, ministri Aliu tregon pse janë anuluar 12 fluturime në ardhje  
Lexo po ashtu Mjegulla në Prishtinë, ministri Aliu tregon pse janë anuluar 12 fluturime në ardhje  

“Vendimin final për të ateruar e merr piloti. Pasi edhe sitemi CAT IIb, me të cilën është pajisur njëra pistë e ka ‘decision height’, lartësia e vendosur është 15 metra, pra në atë lartësisë sistemi instrumental i aterrimit e afron fluturaken, ndërsa më pak ai duhet të orientohet në bazë të dritave ose pajisje të tjera dhe është vendim i pilotit nëse dëshiron të ulet apo jo”, ka thënë Berisha në FIVE të Dukagjinit.

Ai sqaroi se përkundër ndihmës së madhe që ky sistem ofron, vendimin final për aterrim e merr piloti, veçanërisht kur avioni arrin në lartësinë e “decision height” prej 15 metrash, ku sistemi CAT IIb ndërpret orientimin automatik dhe piloti duhet të mbështetet në dritat ose pajisjet e tjera të pistës.

“Pilotët duhet të jenë të trajnuar për këtë lloj të pistës. Dhe e pash edhe arsyetimin e ministrit, që disa pilotë të aviokompanive nuk kanë qenë të trajnuar për përdorimin e këtij sistemi. Kjo nuk mund të jetë arsye. Për shkak se çdo shtet i publikon informatat aeronautike në një databazë e cila quhet ‘Aeronautical Information Publication” dhe lëshon ‘notetabs’, ato janë e shënim për pilotët për shfrytëzuesit e hapësirës ajrore. Dhe nëse Aeroporti i Prishtinës lëshon këto informata, që aeroporti është i pajisur me këtë sistem, atëherë kompanitë ajrore nuk mund të dërgojnë pilotë që nuk janë të trajnuar për të përdorur këtë lloj të sistemit”, ka shtuar Berisha. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme

Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme

Shëndetësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Zgjerimi i sanksioneve të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, a është mesazh i rëndësishëm edhe për Kosovën?

Zgjerimi i sanksioneve të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, a është mesazh i rëndësishëm edhe për Kosovën?

Siguri
Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri - intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vend ngjarje

Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri - intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vend ngjarje

Lajme
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

Kronika e Zezë
Kalo në kategori