Komuna e Ferizaj javë më parë pati anuluar dy tenderët më të rëndësishëm për sezonin dimëror, atë për ngrohjen e shkollave me lëndë djegëse dhe atë për mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërkohë këto procedura janë zhvilluar me negocim shkaku i gjendjes emergjente për realizim të shërbimeve.
Tenderi i druve për të cilin pati raportuar telegrafi javë më parë ishte anuluar shkaku i ankesave të operatorëve të tjerë ani pse ata kishin ofertuar me çmime më të larta, ndërkohë për shkak të transparencës dhe shqyrtimit të lëndës drejtoria e Arsimit e pati anuluar atë. Ndërkohë të gjitha shkollat po furnizohen me dru nga një kompani përmes procedurave me negocim.
Ndërkohë të njëjtat ankesa ishin proceduar edhe për tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror. Ndërkohë për mirëmbajtjen e rrugëve komuna ka zhvilluar procedura me negocim me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave ‘’Pastërtia’’. Kjo kompani menjëherë pas të reshurave të borës është aktivizuar me makineri profesionale e fuqi punëtore për pastrimin e të gjitha rrugëve lokale dhe qendrore.
Rreth kësaj çështje ka reaguar organizata joqeveritare ‘’Avonet’’ e cila monitoron zhvillimet në Komunën e Ferizajt.
Kenan Gashi drejtor në këtë organizatë, ka thënë se komuna ka pasur mundësi disa muaj më parë t’i finalizon procedurat tenderuese për këto dy projekte dhe mos të jepen qindra e mijëra euro të taksapaguesve përmes kontratave me negocim.
‘’Vendosja e kritereve diskriminuese dhe mos vlerësimi i drejtë i kompanive ofertuese në këto dy projekte, ka shkaktuar këtë gjendje. Kontratat me negocion nuk janë të preferuara. Kur bëhet fjalë për një kompani publike, komuna me kohë është dashur ta zbaton ligjin e prokurimit neni 9, paragrafi 9.4 që thotë se nëse kryhet një shërbim nga një autoritet publik fillimisht është dashur t’ ia mundëson një marrëveshje e pastaj të shpallet tenderi i hapur. Mirëpo, në këtë rast komuna i ka shpallur tenderët e pastaj është rikthyer të negocion me kompaninë publike ‘’Pastërtia’’ gjë që e ka vonuar vetën dhe ka nxitur dyshime për keqmenaxhim të parasë publike’’, ka thënë Gashi.
Po ashtu Gashi ka thënë se edhe në rastin e tenderit me dru për ngrohjen e shkollave, komuna është dashur të përfundon me kohë.
‘’Komuna që në pranverë ka pasur mundësi ta përfundon tenderin për ngrohjen e shkollave me lëndë djegëse, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndërkohë ka ardhur një situatë e cila është e ditur se shkollat po furnizohen me një kontratë të negociuar. Edhe kjo gjendje nuk është aspak e preferuar, prandaj sugjerojmë komunën që situatat e tilla mos të krijohen për të ardhmen’’, ka thënë Gashi.
Në anën tjetër Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt në një intervistë për telegrafin pati sqaruar se procedurat e tenderimit për lëndë djegëse për shkolla janë zhvilluar me kohë para sezonit veror, mirëpo ato kanë zgjatur pas ankesave të operatorëve ekonomik.
“Ne si komunë me kohë i kemi zhvilluar procedurat për furnizim të shkollave me dru, mirëpo herën e parë është anuluar tenderi shkaku i papërgjegjësive të operatorëve ekonomik. Kurse pasi janë finalizuar procedurat ka ardhur një ankesë nga një operator ekonomik edhe pse ai ishte më i shtrenjtë se operatori fitues. Ndërkohë është lidhur një kontrat negocimi sipas ligjeve në fuqi dhe gjendja është stabile me furnizim të druve. Ngjajshëm mund të veprohet edhe për drejtoritë e tjera sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë Llabjani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxënësit e klasës së gjashtë në Davidoc të Shtimes bojkotojnë mësimin shkaku i një nxënësi ”problematik”
KRM “Pastertia” zgjeron zonën e shërbimit edhe në Brezovicë, nënshkruan marrëveshje me MMPHI-në
Komuna e Kaçanikut kërkon bashkëpunim me qytetarët për jetësimin e projektit të fabrikës së ambalazhit të ujit
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova