LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski: Qytetarët nuk duhet të dënohen për shkak të patent shoferëve

Toshkovski: Qytetarët nuk duhet të dënohen për shkak të patent shoferëve

Qytetarët të cilët nuk i kanë ndërruar patentë shoferët dhe targat të cilat tani më nuk janë të vlefshme, të mos dënohen gjatë kësaj periudhe, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai u bëri thirrje punonjësve të policisë që të kenë parasysh dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me indikacionet dhe paralajmërimet.

“Konsideroj se asnjë polic i vendit nuk duhet të shqiptojë gjobë për këtë lloj kundërvajtjeje, sepse qytetari i vendit tonë nuk duhet të paguajë para për shkak se në të kaluarën kemi pasur politikanë të paaftë. Kjo periudhë duhet të kalojë në veprime parandaluese nga ana e policisë për të respektuar ligjin”, tha Toshkovski.

Sa i përket letërnjoftimeve, Toshkovski ka mohuar shkrimet e një pjese të mediave të cilat kanë shkruajtur se edhe këto dokumente pushojnë së vlefshmi.


“Të gjitha letërnjoftimet me një datë të vlefshme të vulosur janë të vlefshme dhe do të vazhdojnë të jenë të vlefshme. As edhe një ndryshim ligjor nuk ka të bëjë me letërnjoftimet, kështu që qytetarët të jenë të qetë nga ai aspekt”, tha Toshkovski.

Nga dita e sotme, patentat e shoferit me emrin e vjetër të shtetit më nuk vlejnë. Nga institucionet kompetente kanë njoftuar se deri më tani janë dhënë mbi 800 mijë patentë shoferë me emrin e ri kushtetues të shtetit./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Kalo në kategori