LAJMI I FUNDIT:

Sfidat e punësimit të grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Sfidat e punësimit të grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
Ilustrim

Salihe Gajtani-Osmankaq

Gjetja e një vendi pune, për një grua rome, ashkalike ose egjiptiane, nuk është e lehtë, apo, thënë ndryshe, kjo është shumëfish më e vështirë krahasuar me një grua të cilitdo komunitet tjetër duke pas parasysh segregimi ende vazhdon të jetë prezent në shoqëritë tranzicionale, sikurse është Kosova.

Parimet bazë të implementimi të Pakos për drejtësi sociale ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë barazia, mosdiskriminim, trajtimi dhe mundësitë e barabarta, por fatkeqësisht kjo ende vazhdon të çalojë në praktikë. Synimet e dala nga kjo Pako, janë ende larg arritjes së cakut.


Shifrat na flasin se me papunësi ballafaqohen edhe gratë e komuniteteve të tjera, ndonëse jo sikur ato të rome, ashalike dhe egjiptiane, ku afro 90 për qind nuk kanë pasur asnjëherë një vend pune. Por, edhe në raste jashtëzakonisht të vogla ku kanë qenë pjesë në tregun e punës, ato ballafaqohen me sfida siç është informaliteti (puna pa kontratë), paga tejet e vogël etj. Të punësuarit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian raportojnë se paguhen më pak, edhe nëse performojnë më mirë në punën e tyre. Ato po ashtu pohojnë se nuk trajtohen njësoj me të punësuarit e tjerë, vetëm për shkak të përkatësisë etnike, veçmas kur bëhet fjalë për ngritje në pozitën e punës.

Edhe në Strategjinë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovës thuhet qartë se gjendja e punësimit për personat që i përkasin këtyre komuniteteve është më e vështirë në krahasim me komunitetet tjera, ndërsa vendet e punës në të cilat janë angazhuar, janë shpesh të përkohshme, të shumtën fizike që nuk kërkojnë shkathtësi të larta dhe nuk paguhen mirë. Kur kësaj i shtohet përfshirja e ulët e komuniteteve në skemat e mirëqenies sociale dhe shfrytëzimi i pamjaftueshëm i shërbimeve sociale, del se zbutja e varfërisë në mesin e komuniteteve rom dhe ashkali paraqitet si sfidë shumë serioze. Papunësia dhe varfëria janë nga faktorët kryesorë që kanë efekte të shumëfishta në jetën e komuniteteve rom dhe ashkali. Ndërsa, rrjedhojat apo efektet që dalin nga papunësia dhe varfëria reflektohen në pothuajse të gjitha fushat e tjera të prioriteteve, si në arsim, shëndetësi dhe banim, theksohet në dokumentin e publikuar nga institucione vartëse të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Nënpërfaqësimi në institucione publike të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si një faktor shihet edhe te zbatimi jo efikas i Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Ligjit për Zyrtarët Publik.

Ligji i punës, i cili ka për qëllim të rregullojë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, përcakton se diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi.

Raporte të ndryshme flasin se punëdhënësit, në sektorin publik dhe privat, nuk i publikojnë të dhënat e tyre të punësimit dhe as nuk u kërkohet të përcaktojnë objektiva të diversitetit, dhe të raportojnë mbi progresin e tyre në baza të rregullta. Derisa të mos ketë një kërkesë të tillë në ligj për të gjithë punëdhënësit, situata nuk pritet të pësojë ndryshim në favor të përmbushjes së kritereve për diversitet në punësim.

Në ndërkohë, antigjipsizmi dhe paragjykimi për komunitetet jo shumicë, pra ata rom, ashkali dhe egjiptas, do të vazhdojë të pengojë punësimin edhe të kuadrove të kualifikuara të këtij komuniteti, e lere më atyre që janë më pak të shkolluar.

Nga masat e ndërmarra nga qeveria në vitin 2023 të subvencionimit në punësim afatgjatë të komuniteteve rom dhe ashkali në sektorin privat nga institucionet, janë përfshirë 23 persona në masën aktive; subvencionim në pagë, prej tyre 5 romë, 6 ashkalinj dhe 12 egjiptianë. Buxheti për angazhimin e këtyre 23 personave nga gjashtë muaj në subvencionim page ishte 23 mijë e 460 euro.

Po ashtu, 10 persona kanë përfituar në masën aktive; praktikë në punë, prej të cilëve një është rom, 5 ashkalinj dhe 4 egjiptianë. Buxheti për angazhimin e këtyre 10 personave nga gjatë (6) muaj në punë praktike është 10 mijë e 200 euro.

Gjatë vitit 2023 janë ndërmjetësuar në punësim 104 persona, të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në institucione publike. dhe rezulton se mesatarisht çdo i teti i punësuar, është grua.

Punësimin e komuniteteve që jetojnë në komunat në veri të Kosovës, pra Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok, duhet përmendur skema e masës 1.8 “Qeveria për Familjet”, që u prezantua fillimisht në korrik të vitit 2022, e për të cilën u ndanë 10 milionë euro. Në muajin shkurt të këtij viti, përmes kësaj skeme, u lansua dhe masa e posaçme për përkrahjen e punësimit për qytetarët në katër komunat në veri. Subvencionimi u caktua në nivelin 70 për qind të pagës bruto për gjashtë muajt e parë deri në shumën 350 eurosh, dhe atë për 2 000 vende pune.
Shtatë muaj nga fillimi i skemës, deri më 30 gusht 2024 të këtij viti, në katër komunat është ndërmjetësuar dhe mbështetur punësimi i 263 personave, ndërkaq të deklaruara janë edhe 428 vende të lira të punës. Përkatësia etnike e këtyre të punësuarve nuk definohet në raportet e hartuara nga institucionet.

Politikat miqësore familjare në vend punë shihet se mbesim një sfide më e thelluar për komunitetin roma ashkali egjiptian pas parasysh përfshirjen e tyre në punësim, “Më shumë zgjedhje” është një mundësi e mirë.

Ndërkaq, ne si anëtarë të Forumit Ekonomik të Grave, nëpërmjet këtij projekti synojmë të ndikojmë ndërmjet avokimit në krijimin e mundësive të punësimit edhe për gratë nga këto komunitete.

Autorja është zëvendësdrejtoreshë e Rrjetit të organizatave të Grave Roma, Ashkali, Egjiptian

Artikulli mbështetet nga projekti: Më Shumë Zgjedhje përmes Politikave Miqësore për Familjen zbatohet nga Instituti Riinvest – Forumi Ekonomik i Grave, i mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA)

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Kalo në kategori