LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 1° cloudy

Prej disa muajve banorët e disa lokaliteteve të Shtimes përballen me mungesë e reduktime të energjisë elektrike

Prej disa muajve banorët e disa lokaliteteve të Shtimes përballen me mungesë e reduktime të energjisë elektrike

Banorë të fshatrave Belinc , Carraleve, Ranc dhe Pjetershticë të Komunës së Shtimes, prej disa muajve po ankohen për mungesë dhe reduktime të energjisë elektrike.

Banorët kanë deklaruar se janë ankuar disa herë në zyret e KEDS-it por deri më tahs nuk kanë marrë përgjigje lidhur me reduktimet e vazhdueshme.

Edhe në të kaluarën këto lokalitete janë përballur me të njëjtat telashe, ndërkohë janë bërë disa investime por gjendja nuk është përmirësuar.


Safet Brahimi, banor nga Belinci i Shtimes, ka thënë se gjatë muajve të fundit gjendja është rënduar me mungesë të energjisë elektrike.

“Muajt e fundit jemi duke pasur reduktime te ashpra me energji elekrtike , ne jemi ankuar edhe në zyre të KEDS-it, njëkohësisht kemi nënshkruar edhe peticione për përforcim të energjisë elektrike sepse rryma është shumë e dobët, mirëpo gjendja vazhdon të jetë  çdo ditë e njëjtë dhe me reduktime”, ka deklaruar Brahimi.

Po ashtu edhe banori tjetër i kësaj zone Sahit Emini thotë se gjendja  e dobët me energji elektrike po ua vështirëson jetesën.

“Jemi taksapagues të rregullt të energjisë, pse mos të kemi furnizim pa ndërpre. Kërkojmë që sa më shpejtë të rregullohet kjo çështje sepse shkaku i mungesës së energjisë elektrike po vështirësohet jetesa jonë”, është ankuar Emini.

Edhe banori tjetër, Besim Shasha ka thënë se të gjithë e kanë nënshkruar peticionin me dhjetëra nënshkrime por prapë pa sukses.

“I kemi dorëzuar të gjitha ankesat te organet kompetente për problemin e energjisë elektrike por prapë se prapë gjendjen e kemi të rëndë. Sa herë që vjen rryma, ajo është e dobët dhe nuk mundem ta shfrytëzojmë për të gjitha pajisjet që i kemi. Ndërkohë reduktimet e ashpra kohëve të fundit me orë të tëra, është bërë e tepërt dhe e pa pranueshme”, ka thënë Shasha.

Në anën tjetër telegrafi është në pritje të një përgjigjeje nga KEDS-i, lidhur me këtë çështje./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Magazina
Mikel Arteta tregohet i pamëshirshëm – pajtohet me largimin e tre yjeve të Arsenalit

Mikel Arteta tregohet i pamëshirshëm – pajtohet me largimin e tre yjeve të Arsenalit

Premier League
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Trump reagon pas vendimit të gjykatës rreth rastit me Daniels

Trump reagon pas vendimit të gjykatës rreth rastit me Daniels

Amerika
Kalo në kategori