LAJMI I FUNDIT:

Asnjëherë mos e hapni enëlarësen sapo të mbarojë larjen!

Asnjëherë mos e hapni enëlarësen sapo të mbarojë larjen!

Pothuajse të gjithë bëjnë të njëjtin gabim dhe më pas fillojnë problemet

Shumë njerëz hapin menjëherë makinën e larjes së enëve dhe ky është një nga gabimet më të shpeshta.

Nëse keni një makinë larëse enësh, sa herë bie sinjali që tregon përfundimin e larjes ju menjëherë e hapni atë?


Shumica e kanë ndjesinë se enët thahen më shpejt në këtë mënyrë, por në fakt ky është një gabim i madh. Mund të çojë në tri probleme, prandaj ja pse nuk duhet ta hapni kurrë sapo të përfundojë larjen:

Ju rrezikoni ta dëmtoni

Nëse keni një makinë larëse enësh që hapet manualisht, mund të mos e dini se ka modele ku dera hapet automatikisht sapo të përfundojë programi. Është më mirë ta lini derën të mbyllur dhe të eliminoni zakonin që ju shtyn ta hapni menjëherë për t’u siguruar që enët të thahen më shpejt, transmeton Telegrafi.

Ajri i nxehtë

Ju e dini se ajri që del nga makina është i nxehtë. Uji i nxehtë ndihmon që enët të lahen mirë dhe pjesa e brendshme e makinës bëhet e nxehtë. Kur hapni enëlarësen menjëherë pasi të ketë mbaruar, avulli do të ngrihet. Kur kjo ndodh vazhdimisht, avulli mund të dëmtojë elektronikën me kalimin e kohës.

Koha e duhur

Nëse e lini derën të mbyllur, nxehtësia do të mbahet në makinë, gjë që do të ndihmojë që enët tuaja të thahen më shpejt. Koha më e mirë për të hapur enëlarësen është 15 deri në 30 minuta pas përfundimit. Nëse e lini pajisjen tuaj të mbyllur për një kohë të gjatë, mund të krijohet kondensim në enët. Dhe kjo mund t’i bëjë ato më pak të pastra. /Telegrafi/