LAJMI I FUNDIT:

Vdes punëtori që preu dorën në makineri, arrestohet pronari fabrikës së vajit në Petrelë

Vdes punëtori që preu dorën në makineri, arrestohet pronari fabrikës së vajit në Petrelë
Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të vajit të ullirit në fshatin Barbas, Petrelë, pas një aksidenti të rëndë që çoi në vdekjen e një punonjësi 67-vjeçar.

Ngjarja ndodhi më 19 dhjetor, kur viktima, M.P., dyshohet se ka pësuar dëmtime të rënda në dorë nga një makineri e fabrikës, e cila shkaktoi vdekjen e tij.

Pronari i fabrikës, shtetasi Xh.H, 55 vjeç, u arrestua nga policia pasi hetimet treguan se aksidenti ndodhi në një kapanon që prodhonte vaj ulliri, në pronësinë e tij. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë shkelur normat pe sigurisë në punë.


“Komisariati i Policisë Nr.1, arrestoi në flagrancë: Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit, në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. /euronews.al/