LAJMI I FUNDIT:

Rimac Nevera shitet përmes ankandit, ky është çmimi që arriti në Sotheby’s

Rimac Nevera shitet përmes ankandit, ky është çmimi që arriti në Sotheby’s

Një version i kufizuar i hiperveturës Rimac Nevera, një vjeç, ishte subjekt i ankandit. Modeli i ri shitet me një çmim prej 2.85 milionë euro dhe ky i cili ka kaluar 2912 kilometra pas 32 ofertave ka arritur në 1.73 milion euro.

Rimac Nevera Time ishte subjekt i ofertës në ankandin e Sotheby’s Motorsport, i cili përfundoi të enjten, shkruan Forbes.

Bëhet fjalë për një model të kufizuar që shitet i ri me një çmim prej 2.85 milionë euro. Modeli i ofruar në ankand është prodhuar në vitin 2023 dhe ka përshkuar vetëm 2912 kilometra. Të paktën që nga gushti është shitur nga kompania amerikane Graham Rahal Performance, e cila shet automjete luksoze. Nga informacionet e disponueshme mund të supozohet se nuk kanë arritur ta shesin, prandaj e kanë nxjerrë në ankand.


Çmimi fillestar ishte vetëm 700 mijë dollarë, pra 674000 euro, por është e zakonshme në ankandin e përmendur që çmimi fillestar është dukshëm më i ulët se vlera e parashikuar e veturës. Për më tepër, në varësi të vendimit të shitësit, në ankand mund të caktohet çmimi minimal me të cilin do të shitet sendi i ankandit. Kjo do të thotë se i interesuari që ofron më të lartën nuk do të bëhet pronar nëse oferta nuk arrin çmimin minimal. Nuk dihet nëse ka pasur një çmim minimal për Neverën dhe sa ka qenë.

Në fillim u duk se nuk kishte shumë interes për Neverën, por në fund çmimi u ngrit 32 herë. Përfundoi me 1.8 milion dollarë, ose 1.73 milion euro. Pjesëmarrësit në ankand marrin pjesë me emrat e tyre të hyrjes, nga të cilët në shumicën e rasteve nuk është e mundur të merret me mend se kush janë ata, por ka përjashtime.

Njëra prej tyre është edhe “NaplesMotorsports”, e cila ndër të tjera shet Nevera, e me siguri edhe i servison. Për më tepër, sipas të dhënave të historisë së makinave, e njëjta kompani Florida është burimi i informacionit se vetura u servis muajin e kaluar.

Të krijohet përshtypja se në një moment kanë dashur ta rrisin çmimin në ankand, duke pasur parasysh se me emrin e përdoruesit “Isaacjm” e kanë ngritur çmimin nga 950 mijë në 1.2 milion dollarë në 17 oferta. Më vonë në tender ka marrë pjesë edhe Isaacjm, por ofertuesi përfundimtar ka qenë “Kwolf3669”, i cili ka ofruar 1.8 milionë dollarë. /Telegrafi/