LAJMI I FUNDIT:

Si ta mbroni veten nga ajri i ndotur?

Si ta mbroni veten nga ajri i ndotur?

Është e pashmangshme ekspozimi ynë ndaj ajrit të keq, e sidomos tani në muajt të dimrit, për shkak të smogut të krijuar nga fabrikat.

Megjithatë, duhet të bëni kujdes pasi ekspozimi i afatgjatë ndaj ajrit të keq është i rrezikshëm. Thënë kështu, njerëzit mund të përballen me një sërë pasojash shëndetësore.

Si mund ta mbroni veten nga ajri i keq dhe ndotja?


Ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten nga ekspozimi i ajrit të keq, këtu kemi listuar disa prej tyre.

Mbyllni dritaret

Nëse e dini se cilësia ajrit është e keqe në një ditë të caktuar, mos i hapni dyert dhe dritaret për të ajrosur shtëpinë. Është gjithashtu një ide e mirë të investoni në filtra të veçantë që do t’ju ndihmojnë qarkulloni ajrin brenda.

Vendosni maskë në fytyrë

Blini një maskë N95 dhe vendoseni nëse ju duhet të dilni jashtë. Kjo do t’ju lejojë të mbroheni nga grimcat e imta.

Bëni dush

Bëni dush kur vini prej jashtë, kjo do t’ju ndihmojë në largimin e ndotësve që mund të jenë në lëkurën ose në flokët tuaj.

Qëndroni brenda

Qëndroni brenda sa më shumë të jetë e mundur, gjatë ditëve kur kualiteti i ajrit është jo i shëndetshëm. Nëse do t’ju duhet të dilni, limitoni kohën jashtë.

Informohuni për kualitetin e ajrit

Qëndroni të informuar dhe monitoroni kualitetin e ajrit.

Ekzistojnë faqe të shumta ku përmes tyre ju mund të monitoroni cilësinë e ajrit jashtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Pneumonia: Pesë shenja paralajmëruese që mushkëritë po dëmtohen nga COVID-19

Pneumonia: Pesë shenja paralajmëruese që mushkëritë po dëmtohen nga COVID-19

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori