LAJMI I FUNDIT:

Si të kontrolloni nëse e keni mbingarkuar lavatriçen? Ky truk do t’ju ndihmojë

Si të kontrolloni nëse e keni mbingarkuar lavatriçen? Ky truk do t’ju ndihmojë

Makinat larëse kryesisht mund të bartin ngarkesë të rrobave deri në 5 kilogram.

Sa herë që fusim rrobat në lavatriçe, gjithmonë pyesim veten nëse e kemi mbingarkuar me rroba, dhe shpesh nuk jemi të sigurt se si të veprojmë.

Sipas ekspertëve, ekziston një truk se si ta kuptojmë nëse e kemi mbushur makinën së tepërmi.


Një mënyrë e thjeshtë për ta zbuluar është të përdorni trukun me 1 pëllëmbë.

Duke vendosur dorën në kazanin e lavatriçes suaj, mund të shihni se sa hapësirë ​​ka mbetur. Ngarkesa perfekte është nëse nuk mund të vendosni asgjë tjetër në kazan, përveç dorës dhe rrobat tuaja.

Nëse nuk mund ta futni dorën në kazanin e makinës larëse, atëherë ngarkesa juaj është shumë e madhe. /Telegrafi/