Përmes avokatit të tij, 14-vjeçari i dyshuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Mecjas, pak metra nga rrethimi i shkollës “Fan Noli” në Tiranë, i është drejtuar me ankim gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se ai kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke renditur argumentet e tij, të cilat nuk janë bërë të ditura nga avokati deri në këto momente.
Në kuadër të hetimit, i mituri M.P, është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes në një seancë maratonë që ka zgjatur afro 8 orë. Detajet e dëshmisë që 14-vjeçari ka dhënë në ambientet e prokurorisë së Tiranës mbahet në sekret të plotë. Ndërsa mësohet se autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarje.
Prokuroria po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi mekanizmin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e mikut të tij, Luisit. Në vazhdën e këtyre hetimeve është bërë edhe ballafaqimi mes të plagosurit Luis Mecja dhe kushëririt të tij të parë që ka qenë i pranishëm.
Kjo për faktin që Mecja pretendon për një autor të dytë të dyshuar, ndërsa kushëriri I tij ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, mos identifikuar asnjë të mitur tjetër që të ketë patur thikë në vendngjarje.
Martin Cani u godit për vdekje me thikë pak minuta pasi kishte dalë nga shkolla ku kishte patur përplasje me autorin e dyshuar, M.P. Luis Mecja mbeti po ashtu i plagosur dhe pas 11 ditësh qëndrimi në spitalin e Traumës ai u largua për në shtëpinë e tij. ditën e sotme mësohet se është transferuar në Itali për kurim me të specializuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?