Xhafer Shatri, ish i burgosuri politik ka zbuluar detaje të reja rreth takimit që pati këtë verë me Mehmet Locin, ish-pjesëtar të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (UDB).
Shatri ka sqaruar se ai e kishte takuar Locin për të kërkuar informacion në lidhje me një vrasjen e Enver Hadrit.
Në një rrëfim në Debat Plus, Shatri theksoi se kishte dashur të merrte mendimin e Locit për një detaj të rëndësishëm që lidhet me këtë vrasje.
“Mehmet Locin e kam takuar për ta pyetur për tri vrasje. Jam duke shkruar një libër për vrasjen e Enver Hadrit, dhe kam dashur ta pyes për një detaj që ishte shumë i rëndësishëm për këtë vrasje. Edhe doja ta kisha mendimin e njeriut që ka punuar në shërbimin e sigurimit shtetëror. Edhe është pejon, Enver Hadri ka qenë prej Peje, dhe njëri prej njerëzve që ka qenë i implikuar në vrasje ka qenë gjithashtu prej Pejë. Kam dashur ta pyes për atë detaj. Një libër, në pikëpamjen time, duhet të ketë së paku tri burime që duhet të përballen me njëra-tjetrën.
Unë kisha edhe më shumë burime, por për mua ishte e rëndësishme kjo, pasi e dija që ka pasur kontakte të rregullta me Sherif Balën, dhe më duhej ta dija çka di ai për atë punë. Sherif Bala ka qenë shef i sigurimit të shtetit në Pejë për shumë vite rresht. Dhe pastaj është larguar nga puna dhe ka qenë njëri prej pjesëmarrësve në vrasjen e Enver Hadrit. Në fakt ka qenë në grupin e personave që kanë pasur për detyrë ta lokalizojnë viktimën e ardhshme”, ka thënë Shatri.
Përveç kësaj, Shatri ka shtuar se me Locin diskutori edhe për disa dosje të sigurimit të shtetit.
Gjithashtu, sipas tij, ata folën edhe për arrestimin e Adem Demaçit në vitin 1975.
“Për arrestimin tim dhe disa dosje të tjera që mendoj se nuk është koha për të folur tani. Mendoj se është një marrëveshje e përbashkët, nuk mund të zhvillohen në një emision ato çështje. Sepse janë tepër të thella, tepër të rënda dhe kërkojnë shumë. Njëra prej tyre ka qenë arrestimi i Demaçit në vitin 1975.
Dhe aty e kam parë kur ka thënë: ‘Na ishim grushti i hekur i partisë, kemi bërë të pafalshëm dhe nuk do të kërkoj kurrë falje për këtë që kam bërë sepse nuk do ia fali as vetës dhe s’kam të drejtë t’i kërkoj askujt të më fal. Dhe që një ditë, kur të çlirohet Kosova, nëse do të ketë organe të drejtësisë, duhet të mbahet një proces për këtë punë. Unë e di që do të jem aty, por nuk do të dal pa qenë edhe udhëheqja politike e Kosovës bashkë me mua, sepse kjo punë nuk është bërë vetëm’. Kjo ka qenë një eliminim i kulluar politik, i një individi që ishte mbajtur deri atëherë 13 vjet burg dhe arrestohej vetëm për ta hequr nga skena politike e Kosovës. Asgjë nuk kishte bërë Adem Demaçi”, ka shtuar Shatri.
Ai ka shtuar se kanë diskutuar edhe për dy vrasje të tjera.
“Dhe dy vrasjet e tjera janë: vrasja e Xhemajl Blakajt… Vrasja e tretë lidhet me djalin e mixhës tim, Haki Shatri”, ka treguar ish-i burgosuri politik në Debat Plus.
Por, duket se nga të gjitha këto, Shatri nuk mori asnjë informacion nga ish-pjesëtari i UDB-së.
Në një moment tjetër të intervistës, Shatri shprehu një shqetësim për kategorinë e personave që kanë qenë pjesë e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (UDB) dhe se ata nuk janë të interesuar të sqarojnë ngjarjet e kaluara.
“Mehmet Loci nuk ka folur për këto gjëra. Dhe kjo kategori e UDB-ashve nuk është e interesuar për t’i sqaruar gjërat dhe çuditem me ta sepse këta njerëz nuk kanë kurrfarë sensi për historinë. Se kanë ndryshuar gjërat, dhe Serbia, sa t’i bjerë dielli tokës, nuk vjen këtu”.
“Soji i Mehmet Locit nuk flasin, ato janë përralla”, ka shtuar ndër të tjera Shatri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Kur nga BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës