LAJMI I FUNDIT:

Panairi i gjelit të detit në Peqin, fermerët: Çmimi se justifikon mundin

Panairi i gjelit të detit në Peqin, fermerët: Çmimi se justifikon mundin

Peqini njihet për mbarështimin e gjelit të detit, e për këtë arsye këtë dhjetor është mbajtur edhe panairi tradicional i përvitshëm.

Pjesëmarrësit e vlerësuan këtë aktivitete, ndërsa fermerët treguan se çmimi në treg nuk e justifikon mundin e tyre. Sipas tyre, 1 kg këtë vit kushton 1000 deri 1200 lekë.

Drejtori i Bujqësisë tregon për Euronews Albania, pse është i veçantë ky shpend në këto zona.


“Gjeli i detit në rrethin e Peqinit ka një karakteristikë të veçantë përsa i përket shijes së tij. Ushqyerja e gjelit të detit që bëhet në Peqin është me ushqime bio te zonës, nuk ushqehen me ushqime importi. Në dy muajt e fundit gjeli trajtohet me bërsitë e ullirit, kjo i jep shije karakteristike të veçantë gjelit të detit në zonën e Peqinit”, thotë Nazmi Xhyra, drejtori i Bujqësisë në Bashkinë e Peqinit.

Gjelat e detit këtë vit në Peqin tregtohen me 1000 deri në 1200 lek për kg. Sezoni sapo ka nisur thonë fermerët, të cilët theksojnë se çmimi nuk e justifikon mundin.

“Ne duam të ruajmë traditën tonë të vjetër, se e kemi pasur histori këtë shpend. Sa e vështirë është të rrisësh 170 gjela deti? Patjetër do 250 gram misër një gjel, plus ushqime të tjera, dhe grurë. Gjithë ky mund a shpërblehet me çmimin? Varet nga çmimi, por sot për sot ne llogarisim që një puntori t’i dalë rroga, se është çmim shumë i ulët. Çmim fiks nuk kemi por te 10-12”, tha një fermer.

“Na kushtojnë shumë ushqimet edhe ilaçet që përdorim për këto, dhe kur vjen kosto në fund është pak. Këto kanë dalë që në Prill, ti mbash 8 muaj me 10 mijë lekë është çmim i ulët, nuk ja vlen. Këtë vit kam rritur 50 gjela”, thotë një tjetër fermer.

Panairi i këtij viti u mbajt në fshatin Përparim, dhe përveç gjelit banorët e zonës promovuan edhe produktet e tyre bio. Në qarkun e Elbasanit mbarështohen nga 60 deri në 70 mijë krerë gjela deti në vit.

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
Kalo në kategori