Aktorët e Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë nënshkruar kontratat e reja të punës me afat të pacaktuar, që është vlerësuar si një hap i rëndësishëm për stabilitetin e këtij institucioni publik lokal kulturor.
Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” ka njoftuar se aktorët e këtij teatri kanë nënshkruar kontrata meritore sipas legjislacionit në fuqi.
“Pas përfundimit të kontratave 2+2-vjeçare, ata morën kontratat e merituara që ju takojnë sipas ligjit”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.
Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit, Adem Morina, duke konfirmuar nënshkrimin e kontratave të përhershme, ka vlerësuar këtë hap si një konfirmim të meritave dhe përkushtimit të aktorëve që sipas tij kanë dhënë një kontribut të vlefshëm për zhvillimin e teatrit dhe jetën kulturore të qytetit.
“Kontratat e përhershme janë pjesë e angazhimit tonë për t’i mbështetur aktorët në punën e tyre artistike”, ka thënë Morina.
Sipas tij gjatë takimit është biseduar edhe për sukseset e arritura, punët e mira në vijim të teatrit si dhe për projektet në të ardhmen, raporton Telegrafi.
Sipas Ligjit të ri për Artin dhe Kulturën, teatrot dhe institucionet e tjera publike lokale të artit dhe kulturës, mbikëqyren nga komuna për të siguruar funksionimin e tyre të qëndrueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 1700 gjoba në rajonin e Prizrenit për shkelje të trafikut gjatë javës
Në Dragash diskutohet për praktikat e mira dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve
Prizreni synon avancimin e cilësisë në arsim përmes trajnimeve, certifikohen rreth 500 mësimdhënës
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama