LAJMI I FUNDIT:

Institucionet kanë nisur të lëvizin, Shqipërisë i mungon ura që lidh nevojat e tregut me profilet e studimit

Institucionet kanë nisur të lëvizin, Shqipërisë i mungon ura që lidh nevojat e tregut me profilet e studimit

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj nga jashtë gati të dështuar, sytë e të gjithëve tashmë po shohin brenda vendit. Por ende mungojnë urat që lidhin nevojat e tregut të punës me ata që enden në kërkim të një rroge.

“Ka një studim shumë interesant nga Bashkimi Europian ku rezulton se 70 për qind e të anketuarve pohojnë se ka një mospërputhje mes profilit të tyre të studimit dhe tregut të punës. Për Shqipërinë vihet re se ka edhe njerëz të mbi-kualifikuar për pozicionin e punës që bëjnë”, tha zv/ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Olta Manjani.

Nga elektricist, shofer e rrobaqepës te arkëtar, inxhinier mjedisi apo specialist marketingu. Bizneset në vend kërkojnë me urgjencë 5.500 punonjës. Kriza veçanërisht e tre viteve të fundit ka kthyer vëmendjen e bizneseve si kurrë më parë te punonjësit, duke detyruar edhe institucionet të lëvizin më shpejt në drejtim të këshillimit të karrierës.


“Kemi 320 mësues që janë këshillues karriere në shkolla. Janë trajnuar dhe pajisur me protokoll specifik se çfarë do të bëjnë me nxënësit e shkollave për t’i orientuar drejt asaj që ata duhet të shkojnë”, tha Zamira Gjini.

Për të zbutur këtë ngërç, Zvicra do të ndihmojë institucionet shqiptare.

“Sistemi i këshillimit të karrierës në Shqipëri është ende në fazë fillestare dhe i fragmentarizuar. Kërkohet një bashkëpunim më i mirë mes institucioneve në këtë drejtim. Këshilli i karrierës duhet të fillojë në një moshë të hershme, për të pasur rezultat. Ministria duhet të mbështesë shkollat, ndërsa universitetet duhet të kenë programe të dedikura të këshillimit të karrierës”, tha Philip Arnold nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë.

Këshillimi i karrierës vlerësohet si i nevojshëm veçanërisht për maturantët, të cilët duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen. Por këshillimi nuk zhvillohet si lëndë e posaçme në gjimnaz, ndërsa ka dhe mungesë të kualifikimit të mësuesve. /A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori