Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren, të mërkurën ka njoftuar se është anuluar shfaqja “Të gjashtët kundër Turqisë”, e autorit Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Neziraj, nga Qendra Multimedia, e cila ishte paraparë të shfaqej të premten.
Si arsyetim, në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, janë përmendur shkaqet teknike.
“Për shkaqe teknike, shfaqja “Të Gjashtët Kundër Turqisë”, prodhim i Qendrës Multimedia, e paraparë të jepet më datën 6 dhjetor, është anuluar. Shfaqja do të shtyhet për një datë tjetër, e cila do të bëhet e ditur së shpejti. Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Bekim Fehmiu”.
Shfaqja në fjalë ishte paralajmëruar ditë më parë nga ky teatër.
Pas këtij publikimi, në rrjetet sociale, ka pasuar reagimi nga kryetari i Partisë Turke të Lëvizjes Novatore (YTHP), njëherësh këshilltar në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Ertan Simitçi.
Ai shprehi publikisht mospajtimin për paraqitjen e kësaj shfaqjeje në Prizren.
“Tanimë i keni kaluar kufijtë! Tani do të angazhohemi edhe në aspektin politik, juridik dhe kombëtar ndaj atyre që përgatitën këtë skenar dhe ndaj atyre që mbyllën sytë para tij. Kjo shfaqje nuk do të jepet”, pat shkruar ai.
Pas njoftimit për anulim nga Teatri “Bekim Fehmiu”, ka pasuar edhe reagimi tjetër nga Simitçi.
“Ja kështu!”, ka shkruar ai.
Ndërkohë të mërkurën lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Ekipi i Qendrës Multimedia dhe shfaqjes “Të gjashtët kundër Turqisë”.
“Në tetor të këtij viti, kemi prodhuar shfaqjen “Të gjashtët kundër Turqisë”. Pos të prodhojmë shfaqje, në Qendra Multimedia e kemi për mision që programin ta shtrijmë nëpër qytetet tjera të Kosovës përpos Prishtinës. Kësisoj, këtë shfaqje, deri tash, e kemi dhënë në Teatrin e Qytetit “Adriana” në Ferizaj si dhe në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. Donim të vazhdonim me Prizren. Menjëherë sapo është caktuar data e rihapjes së Teatrit të qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” pas renovimit, kemi pranuar ftesë nga drejtori i përgjithshëm i tij për të prezantuar shfaqjen tonë edhe atje. Kësaj ftese, natyrisht, i jemi përgjigjur me entuziazëm. Mirëpo, këto ditë, teksa përgatiteshim për të shkuar në Prizren, ne si Qendra Multimedia dhe Teatri “Bekim Fehmiu” jemi bërë subjekt i sulmeve, kërcënimeve, presioneve e gjuhës urryese nga persona të ndryshëm nëpër rrjete sociale, të cilët s’e duan as teatrin e as neve në Prizren. Fillimisht, u dakorduam që shfaqjen ta luanim më 6 dhjetor. Mirëpo, për shkak se Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” është duke u ballafaquar me probleme me ngrohje, na u desh ta shtynim shfaqjen për një datë të re, derisa të rregullohet problemi me ngrohje”, thuhet në reagim.
Tutje theksohet se “në bashkërendim me Teatrin, kemi vendosur që shfaqjen do ta luajmë përkundër presioneve e kërcënimeve, qoftë edhe me praninë e policisë, nëse kjo gjë do të bëhej e nevojshme”.
“Sidoqoftë, paralelisht me këtë situatë të vështirësive teknike e me sulmet online, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pranuar një letër, në të cilën asamblisti i Kuvendit Komunal në Prizren, Ertan Simitçi, i drejtohet zyrtarisht me kërkesë që ta anulojë prezantimin e shfaqjes, duke u thirrur në atë se “kjo shfaqje është kundër vlerave të komunitetit turk”. Pra, asamblisti Simitçi, kërkon që kryetari të ushtrojë një autoritet që nuk i takon, mbi institucionin e teatrit, për të mos folur për çudinë e madhe që përbën fakti se asamblisti Simitçi flet për atë që është shfaqja, pa e parë asnjëherë atë dhe mbi një dije që nuk e ka për shfaqjen, ka shpërndarë edhe thirrje e gjuhë të urrejtjes online”.
Kjo letër, sipas Qendrës Multimedia, krahas kërcënimeve e sulmeve online, përbën ndërhyrje flagrante dhe tentim për cenim të lirisë së shprehjes artistike.
“Anipse Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” ende nuk është informuar zyrtarisht për këtë letër, konsiderojmë se është e nevojshme që Komuna e Prizrenit të dalë me një pozicionim publik e të qartë në lidhje me këtë kërkesë që ka marrë. Komuna duhet ta bëjë të qartë se nuk duan ta censurojnë e të ndërhyjnë në punën e Teatrit të Qytetit; se nuk do të tentojë ta ndalojë shfaqjen kur të caktohet data e re dhe se, pos që s’do ta pengojë a tentojë ta ndalojë atë, do të sigurohet që t’i njoftojë asamblistët se teatri është politik, por jo i politikës, i publikut, por jo i individëve”.
Në reagim theksohet se shfaqja në fjalë do të prezantohet edhe në Prizren.
“Shfaqjen “Të gjashtët kundër Turqisë” do ta prezantojmë në Prizren, jo si ndonjë kundërpërgjigje ndaj këtyre presioneve, por si vazhdim i përpjekjes për ta çuar përpara misionin tonë të përbashkët dhe atë të teatrit, që t’i ftojmë shoqëritë të komunikojnë, reflektojnë e bisedojnë për çështje të ndryshme shoqërore. Teatrin tonë s’e kemi bërë e as nuk kemi ndër mend ta bëjmë motor propagandistik për hir të askujt apo kundër dikujt”.
Gjithashtu është kërkuar reflektim nga autoritetet lokale si dhe mbështetja e akterëve kulturorë për shprehjen e lirë artistike.
“E ftojmë komunën e Prizrenit të reflektojë si dhe gjithë akterët kulturorë në Prizren të reagojnë në mbështetje të lirisë së shprehjes artistike dhe kundër çfarëdo përpjekjeje për ndërhyrje në punën krijuese të institucioneve kulturore. Reagimi bëhet edhe më i domosdoshëm sidomos kur këto përpjekje vijnë nga dikush në pozitë të pushtetit, që mendon se ka legjitimitet të kontrollojë se çka guxon e çka nuk guxon të prezantohet në institucione publike të kulturës”, thuhet në reagim.
“Shihemi së shpejti në Prizren me shfaqjen “Të gjashtët kundër Turqisë””, përfundon reagimi.
Zyrtarët komunalë të Prizrenit ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje.
“Të gjashtët kundër Turqisë” sipas shënimeve në ueb faqen e Qendrës Multimedia është “nismë teatrore që eksploron degradimin e demokracisë dhe ngritjen e regjimeve populiste-nacionaliste dhe autoritarizmit në Evropë”.
“E frymëzuar nga “Të shtatët kundër Tebës”, shfaqja jonë përmban një shikim të nuancuar në Turqinë e Erdoganit dhe shtron pyetje se pse shoqëritë e themeluara mbi parimin e pluralizmit dështojnë të mbajnë premtimet e veta? Pse shumë politikanë sot po shkojnë gjithnjë e më shumë kah ideologjitë shtypëse?””, thuhet mes tjerash në shpjegimin e këtij projekti artistik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prizreni themelon Këshillin Ekonomik Lokal për të përforcuar zhvillimin ekonomik
Banorët me protestë kërkojnë fundin e reduktimeve të ujit në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit
Plani i punës dhe objektivat e Prokurorisë së Prizrenit për vitin 2025 shqyrtohen me shoqërinë civile dhe gazetarët
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025