LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 9° cloudy

Gratë me aftësi të kufizuara në ditën e tyre solidarizohen me viktimat e dhunës me bazë gjinore

Gratë me aftësi të kufizuara në ditën e tyre solidarizohen me viktimat e dhunës me bazë gjinore

Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës ka shënuar 3 dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar me aktivitetin solidarizues me viktimat e dhunës me bazë gjinore.

Për këtë rast anëtaret e OPMDK me punë dore kanë krijuar shalle, të cilat i janë dhuruar viktimave të dhunës me bazë gjinore që përkrahen nga Strehimorja përkatëse në Prizren, raporton Telegrafi.


Resmije Rahmani nga OPMDK ka theksuar se sivjet kjo organizatë shënon Ditën Ndërkombëtare të PAK-ve duke u solidarizuar me gratë viktima të dhunës, në kuadër të fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër luftës me bazë gjinore.

“Sot shënohet 3 dhjetori – Dita Ndërkombëtare e PAK-ve dhe në këtë aspekt e kemi ndërlidhur me 16 ditët e aktvizimit kundër dhunës në baza gjinore. Pra, gratë me aftësi të kufizuara kanë realizuar punë dore përkatësisht shallë me i ngrohë gratë që kanë qenë viktima të dhunës, dhe ato ia kemi dhuruar Strehimores në Prizren”, ka thënë Rahmani, raporton Telegrafi.

Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka theksuar se bëhet fjalë për një vepër solidariteti, ndaj grave që përjetojnë dhunën e kanë nevojë për ngrohtësi.

“Ju e keni gjetur shallin me i dhënë ngrohtësi, por është më shumë se shall, është vepra që keni treguar me duart e juaja dhe me këtë takim të përbashkët”, ka thënë Rugova.

Këshilltarja në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Egzona Hoxhaj (PDK) ka vlerësuar këtë bashkëpunim ndërmjet komunitetit të PAK-ve dhe Strehimores në Prizren.

“Është një aktivitet simbolik, por me domethënie të madhe, për të treguar mbështetjen ndaj viktimave të dhunës me bazë gjinore”, ka deklaruar Hoxhaj, raporton Telegrafi.

Këshilltarja tjetër Dafina Alishani (LVV) ka bërë të ditur se ndonjëherë institucionet i harrojnë disa cështje dhe organizatat e shoqërisë civile i sjellin ato sërish në qendër të vëmendjes.

“Me këtë aktivitet jepet një mesazh i rëndësishëm që dhuna nuk tolerohet nga asnjë kategori e shoqërisë dhe se secili komunitet duhet me luftu kundër dhunës”, është shprehur Alishani.

Në këtë ditë është hapur edhe ekspozita e punimeve me dorë të realizuara nga gratë me Aftësi të Kufizuara me karakter shitës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Magazina
Kalo në kategori