LAJMI I FUNDIT:

Binjakëzimi i Distriktit 2485 Shqipëri-Kosovë me Distriktin Rotary të Hungarisë dhe takimi frymëzues me presidentin e zgjedhur të Rotary International

Binjakëzimi i Distriktit 2485 Shqipëri-Kosovë me Distriktin Rotary të Hungarisë dhe takimi frymëzues me presidentin e zgjedhur të Rotary International

Një vizitë e frytshme në Hungari u zhvillua gjatë tre ditëve të fundit, ku Guvernatori i Distriktit Rotarian 2485 Shqipëri-Kosovë, Butrint Batalli së bashku me Guvernatorin e Zgjedhur të Distriktit, Arben Dushi, ishin ftuar të takonin Presidentin e Zgjedhur të Rotary International, Mario Cesar Martins de Camargo, dhe Drejtorin e Bordit të RI, Daniel Tanase.

Në njoftimin për media thuhet se ata së bashku ndanë ide për forcimin e ndikimit të Rotary-t në mbarë botën, duke diskutuar mbi misionin e përbashkët për të promovuar paqen, mbështetur komunitetet dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve në nevojë.

“Kjo vizitë u kurorëzua më tej me fillimin e një partneriteti me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi dhe Marrëveshjes së Binjakëzimit midis Distriktit 1911 Hungari 🇭🇺 dhe Distriktit 2485 Shqipëri-Kosovë 🇦🇱🇽🇰. Këto marrëveshje përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt promovimit të vullnetit të mirë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit në të gjithë Evropën dhe rajonin tonë.


Një falënderim i përzemërt shkon për Guvernatoren e Distriktit 1911 Annamaria Tari, Guvernatoren e Zgjedhur Molnár Júlia dhe ekipin e jashtëzakonshëm të Rotarianëve të Hungarisë për ftesën e tyre të ngrohtë dhe mikpritjen e shkëlqyer. Përkushtimi dhe angazhimi i tyre ndaj shërbimit përfaqësojnë vlerat që na bashkojnë si Rotarianë”, thuhet tutje.

Ky bashkëpunim është një hap tjetër përpara në misionin për të bërë mirë në botë dhe promovuar paqen, duke forcuar jo vetëm miqësitë tona, por edhe ndikimin tonë të përbashkët në avancimin e idealeve të Rotary-t.

“Kjo është vërtet Magjia e Rotary-t, që sjell njerëzit së bashku përtej kufijve, kulturave dhe komuniteteve për të bërë një ndryshim të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori