LAJMI I FUNDIT:

Biserko për sulmin në veri: Fakti që Perëndimi mbështeti me shpejtësi qeverinë e Kosovës, shumë domethënës

Biserko për sulmin në veri: Fakti që Perëndimi mbështeti me shpejtësi qeverinë e Kosovës, shumë domethënës

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ka analizuar ngjarjet e fundit në Kosovë, duke i vendosur ato në një kontekst më të gjerë gjeopolitik.

Ajo lidh zhvillimet në rajon me ndryshimet e mundshme në politikën e jashtme amerikane pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

Sipas Biserkos, fitorja e Trumpit mund të sjellë pasiguri të reja në Ballkanin Perëndimor dhe të ndryshojë qasjen strategjike të SHBA-së ndaj Evropës, raporton Danas.


Ajo vëren se politika izoluese e Trumpit ka inkurajuar Evropën të fokusohet tek vetja, ndërsa ndikimi i dobësuar i NATO-s dhe marrëdhëniet më pak strategjike mes SHBA-së dhe BE-së hapin rrugën për aktivitete hibride ruse në rajon.

Duke iu referuar aktit të fundit terrorist në veri të Kosovës, Biserko thekson se ky incident ka vendosur Ballkanin Perëndimor në vëmendjen kryesore të sigurisë për Perëndimin.

DASH dënon sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit: Do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit
Lexo po ashtu DASH dënon sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit: Do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit

Ajo shton se reagimi i shpejtë i Perëndimit në mbështetje të qeverisë së Kosovës tregon se qendrat e inteligjencës europiane mund të kenë informacione për organizatorët e sulmit.

“Akti terrorist në Kosovë duhet parë në atë kontekst evropian. Fakti që Perëndimi reagoi me shpejtësi dhe mbështeti qeverinë e Kosovës është shumë tregues sepse qendrat evropiane të inteligjencës ndoshta kanë informacion se kush qëndron pas atij akti”, deklaroi Biserko.

Michael Roth, deputet i parlamentit gjerman, ka deklaruar se këto metoda terroriste ngjajnë me praktikat ruse dhe ka paralajmëruar se, nëse Serbia qëndron pas tyre, kjo mund të çojë në përfundimin e negociatave të BE-së me Serbinë.

Biserko vëren se situata aktuale vendos Serbinë në një pozitë të ndjeshme, veçanërisht duke pasur parasysh trazirat e brendshme dhe protestat në vend.

Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Vuçiq: Tentim për sulm hibrid mbi Serbinë – të gatshëm për bashkëpunim në hetime
Lexo po ashtu Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Vuçiq: Tentim për sulm hibrid mbi Serbinë – të gatshëm për bashkëpunim në hetime

Ajo sugjeron se Vuçiq mund të përdorë incidentin për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme, ndërsa njëkohësisht përpiqet të përfitojë nga fitorja e Trumpit dhe ndryshimet e mundshme në politikën ndërkombëtare.

Biserko përfundon duke thënë se Ballkani Perëndimor mbetet një fushëbetejë e rëndësishme strategjike në kontekstin e rivaliteteve globale dhe se stabiliteti i rajonit varet nga përgjigja e fuqishme dhe e koordinuar e Perëndimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori