LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 1° fog

112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Lutfi Haziri thekson rolin e Gjilanit përmes tre heronjve të historisë kombëtare

112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Lutfi Haziri thekson rolin e Gjilanit përmes tre heronjve të historisë kombëtare

Shqipëria feston 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, duke përkujtuar sakrificën dhe heroizmin e gjithë shqiptarëve që kontribuan për lirinë dhe bashkimin kombëtar.

Me këtë rast, ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar rolin e figurave të shquara të Anamoravës, duke veçuar Mulla Idriz Gjilanin, Idriz Seferin dhe Agim Ramadanin, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë kombëtare.

“Agim Ramadani, në kryengritjen e vitit 1998-1999, dëshmoi se atdheu duhet aty ku je dhe aty ku duhet të çlirohet. Kjo dashuri e tij prej ushtaraku, poeti e piktori, erdhi pasi edukimin prej kryengritësi e kishte të brumosur, duke arritur që ta thejë kufirin që i ndante shqiptarët”, tha Haziri, duke e vendosur theksin te figura e tij si një shembull frymëzues për të gjithë shqiptarët.


Gjithashtu, Haziri kujtoi edhe kryengritjen e vitit 1908-1912, nën udhëheqjen e Idriz Seferit, përpjekjet e së cilës për çlirimin e Shkupit dhe bashkimin e shqiptarëve ishin një kushtrim për pavarësinë e Shqipërisë.

Ai përmendi edhe rolin e Mulla Idriz Gjilanit, i cili në vitet 1944-1945, së bashku me burrat dhe gratë e Karadakut, Gollakut dhe Moravës së Gjilanit, luftoi perandoritë osmane, për të sjellë lirinë dhe pavarësinë për popullin shqiptar.

Nën udhëheqjen e tij si kryetar i Gjilanit, Haziri tha se janë inauguruar shtatoret e këtyre tre heronjve, duke i dhënë një simbolikë të veçantë qytetit.

“Gjatë mandatit tim të katërt si kryetar i Gjilanit kemi inauguruar shtatoret e tre kolosëve të kombit, Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani. Në këtë mënyrë bashkuam tri figurat kolosale të kombit shqiptar që, në ditët më të vështira të atdheut, u kryengritën për t’i bashkuar shqiptarët dhe për t’i afruar në një tokë, nën një qiell dhe nën një diell.”

Ky akt, sipas tij, ishte një përpjekje për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre si frymëzim për brezat e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues

Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse

Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse

Magazina
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Kalo në kategori